FNSH dhe policia bashkiake ka zbarkuar pak pas mesnate në plazhin e Velipojës, ku kas pasur përplasje me disa biznese. Aksioni u krye për lirimin dhe sekuestrimin e shezlongeve të paligjshme.
Policia ka pasur debate me biznesmenët të cilëet nuk ishin dakord me aksionin që po zhvillohej.
Debatet kanë qenë të forta dhe kanë zgjatur për disa minuta me rradhë, ndërsa më pas policia ka sekuestruar shezlongët që ishin vendosur në mënyrë të jashtëligjshme.