Mbahet në Bruksel Samiti i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), një bashkim ushtarak ndërqeveritar ndërmjet 29 vendeve të Europës dhe Amerikës së Veriut.NATO u themelua më 4 prill 1949, kur u nënshkrua Traktati i Atlantikut të Veriut në Uashington DC.Anëtarët themelues janë SHBA, Franca, Britania e Madhe, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Islanda, Luksemburgu, Italia, Hollanda, Norvegjia dhe Portugalia.
NATO u themelua në mënyrë që të krijonte një sistem të mbrojtjes së ndërsjellë nga një sulm i jashtëm.
Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut kërkon që shtetet anëtare të pavarura të vijnë në mbrojtje të çdo shteti anëtar, nëse ndodh një sulm nga një palë e jashtme.
Kjo është vënë në zbatim të vetmen herë pas sulmit terrorist të 11 shtatorit.
29 anëtarët e NATO-s janë:
Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia , Spanjë, Turqi, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara.
Shteteve anëtare u kërkohet të bëjnë pagesa për mirëmbajtjen ushtarake në NATO-s. Por janë vetëm katër shtete anëtare të cilat aktualisht po përmbushin udhëzimet e sugjeruara prej dy përqindësh.
Këto vende janë Shtetet e Bashkuara me 3.7 përqind, Greqia me 2.36 përqind, Britania e Madhe me 2.12 përqind dhe Estonia me 2.08 përqind.
Shqipëria është e shtata nga fundi dhe shpenzon vetëm 1.10 për qind të GDP-së për mbrojtjen.
Lista e plotë:
SHBA – 3.7
Greqia – 2.36
Mbretëria e Bashkuar – 2.12
Estonia – 2.08
Polonia – 1.99
Rumania – 1.80
Franca – 1.79
Letonia – 1.75
Lituania – 1.73
Norvegjia – 1.62
Mali i Zi – 1.58
Bullgaria – 1.53
Turqia – 1.48
Portugalia – 1.31
Kanadaja – 1.29
Kroacia – 1.26
Gjermania – 1.24
Sllovakia – 1.19
Danimarka – 1.17
Holanda – 1.15
Italia – 1.12
Shqipëria – 1.10
Hungaria – 1.06
Republika Çeke – 1.05
Sllovenia – 0.98
Spanja – 0.92
Belgjika – 0.90
Luxemburgu – 0.46
/ Sot News/