osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përse e ka humbur qetësinë opozita?

Përse e ka humbur qetësinë opozita?

Ka nja dy muaj e ca, që opozita nuk është në vete. Si dështoi me ca budallallëqe me kaseta, me Tahirin e Xhafën, i janë lëshuar teatrit, Shqipërisë dhe Ramës. Çfarë ka kjo opozitë, që nuk ka pikën e qartësisë!? Gërmojnë e merren me biografitë e njerëzve si të jenë Sigurimi i Shtetit që sa braktisëm. Kur i dëgjon këta palo opozitarë të kujtojnë Ballin Kombëtar, që u bashkua me pushtuesit kundër vendit të tyre. Kam lexuar në një dokument arkivor, se ballistët torturuan djalin e Myslym Pezës pse priste e përcillte partizanët, që luftonin për çlirimin e Shqipërisë. Që të mos merremi më me ballistët, po citoj një pjesë nga shkrimi i gazetës “Dielli” të Bostonit, datë 20 mars 1943 me titull “Dy fjalë për ballistët”: “Ballistët tanë kanë vdekur moralisht dhe nuk mund të ngjallen më… por mënt vranë dhe Shqipërinë, të cilët e nxinë përpara botës si pro italianë e pro gjermanë. Ballistët tanë ranë si shahitë të luftës fashiste… mos u varni torbën, po u tregoni vendin. Dhe vendi i tyre është në varret e fashizmit”. Nuk e di përse janë shprehur kaq ashpër, por e keqja është, se këtyre u kanë ngjarë të ashtuquajturit opozitarë. Ata nuk e kanë hallin tek teatri apo Rama, por tek vetja e tyre!

Vettingu po ua nxjerr kallajin atyre që ngjitën majat e drejtësisë me të vjedhur dhe lopata ka marrë shumë thellë. Ato hakarete që kanë bërë drejtuesit e opozitës, me vrasje e me vjedhje do të hidhen në sitën e vettingut, i cili do ta ndajë miellin nga himet. E keqja është se na dalin shumë hime. Vendimet me urdhër partiak të gjykatave për të mbuluar vrasjet do të çmontohen dhe e drejta do të vejë tek i zoti. Ato urdhëra që ka dhënë Sali Berisha për të vepruar sipas tij të gjitha institucionet e varura e të pavarura, do të japin llogari. A u kujtohet kur prokuroria nxori urdhër arrestet për vrasjet e Gërdecit dhe Berisha i dha urdhër policisë të mos e zbatonte urdhërin për vrasësit? A e keni parë që opozita i drejtohet Ramës për çdo ngjarje që ndodh e vendime që merr drejtësia, sepse e tillë ka qenë metoda e drejtimit atëherë, pavarësisht se drejtësia ishte e pavarur. Dhe kujtojnë se edhe Rama urdhëron për çdo gjë.

Lufta po bëhet e do të vazhdojë për të prishur vettingun, që t’i shpëtojnë ndëshkimit. Litari po mblidhet prandaj opozita e ka humbur logjikën e të qenit opozitare dhe kërkon që kreu të vejë në fund dhe fundi në krye. E shprehu publikisht i ashtuquajturi kryetar partie, Lulushi, se: “Ne nuk kërkojmë pushtet, por vetëm të heqim Ramën”. Pse, çfarë po bën Rama? S’e ka paguar borxhet tuaja dhe hap dosjet e hajdutërisë, apo pse po vendos shtetin real në Shqipëri? Me këtë politikë anarshiste që po ndjek PD, kurrë nuk ka për ta rrëzuar Ramën. Rama nuk rrëzohet me sharje e shpifje, që përsëriten orë e çast, por me alternativa. Lulushi i ka mësuar përmendësh shpifjet “krimi, droga, hajdutëria”, po populli mund ta besojë vetëm kur këto akuza t’i dërgojë në organet e drejtësisë. Nuk e dimë kush ja bëri peshqesh PD-së këtë bastard, që nga mëngjesi deri në darkë vepron kundër partisë së tij. Unë e di që PD ka patur një program qeverisës shumë të mirë, po nuk e di përse kjo parti nuk i përmbahet programit të saj. Le kjo që është laturisur nga politika e Lulushit, po LSI a e di që po kopjove të ligun bëhesh më i lig se ai? Deri tani kemi mësuar se Lulushi ka bërë ca karta që të mos e shkulë njeri nga karrigia e kryetarit të partisë. Ndonjë alternativë nuk kemi dëgjuar që t’i vemë pas. Si nuk e kuptojnë opozitarët faktin që largimi nga dy partitë kohët e fundit, do të thotë se populli nuk e pranon politikën e sharjeve dhe shpifjeve. Përse kanë ikur dhe vazhdojnë të ikin nga LSI me shumicë? Se ajo po ndjek politikën e PD,pa alternativa. Pyeta një ditë kryetarin e PS në Skrapar për ardhjen e anëtarëve të LSI dhe ai m’u përgjigj me pak fjalë: “Lumë, po mos kujto se u kemi hapur derën interesaxhinjve”.

Me këto veprime antishqiptare që po bën opozita, tregon se nuk e do as zhvillimin, as të mirën e këtij vendi. Dalin e ulërijnë, se Rama rrëmbeu drejtësinë, bleu ndërkombëtarët për të mbajtur pushtetin. Ne mund të bëjmë dhe ndonjë pyetje. Pse, kush e kishte drejtësinë deri tani, që ngatërroi gjithë popullin me hajdutërinë e pronave? Nëse duan atë drejtësi, që krijon anarshi, do të thotë se opozita nuk e do pavarësinë e drejtësisë. Po ndërkombëtarët çfarë janë që u blekan e shitkan sipas dëshirës? Edhe ata janë marrë me drogë e krime? Më duket se po përsëritin politikën e Partisë Punës, që hapi luftë me të gjithë botën dhe e katandisi vendin në këtë gjendje, siç katandisi Lulushi PD-në. PD-së i është hapur nami shumë i keq dhe zor ta fitojë imazhin e dhjetorit sa të ketë në krye Lulushin. Ajo po quhet parti e shkatërrimit dhe shkatërrimi nuk i duhet asnjë shqiptari. PD i duhet të importojë militantë nga jashtë, që të qëndrojë me shpirt, se brenda vendit i ka humbur shanset. Opozita ka rolin të korrigjojë pushtetin me alternativa më të mira se ato të qeverisë që të fitojë respekt, jo vetëm të kundërshtojë e shkatërrojë. Po populli nuk mund të besojë përralla, se do t’u falë dritat! Ashtu bëri edhe kur ishte në pushtet, nuk ua kërkoi lekët e energjisë elektrike militantëve të saj, po nga sistemi nuk i hoqi. Kjo ishte një pabesi, që i futi në borxhe të mëdha qytetarët e krahut të saj. Si mund t’u besojnë më ata njerëz? Ajo ishte një taktikë për të mbajtur pushtetin, po pushteti nuk mbahet me gënjeshtra.

Opozita vazhdon të akuzojë, se e mori pushtetin me para. Po njerëzit do ta besonin këtë kur të paktën të kishin bërë një ankesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ose Kolegjin Zgjedhor. Përse nuk e bënë e përse t’i besojë populli!? Dhe çuditërisht ata që i kanë bërë të zezën këtij populli, flasin në emër të tij! Cilin quani popullin ju, ata pesë veta që u vijnë prapa se i mbani me gënjeshtra? Popullin e bindin faktet e alternativat. A u keni vënë re këtyre lloj opozitarëve? Që ditën e humbjes së zgjedhjeve dhe në vazhdim i bien çiftelisë me një tel “Droga, krimi, hajdutëria”. Kjo është politika e Lulushit. E tha mirë Dashamir Shehi: “Përse i duhet Partisë Demokratike ky njeri, që humbet disa zgjedhje dhe nuk mund të largohet, se e ka vendosur statuti”? Shikoni politikën që po ndjek opozita tani. Kur zgjedhjet e pushtetit lokal po afrojnë, janë ngujuar pas teatrit dhe nuk dalin nëpër rrethe të shpalosin alternativën e tyre për të fituar zgjedhjet, kur Partia Socialiste e ka bërë punën e vet me “Bashkëqeverisjen popullore”. Opozita po përsërit të njëjtën politikë që bëri në vitin 2013, e cila u ngujua në çadër, kur PS nuk la rreth e fshat pa bërë fushatë. Kjo ishte ajo që solli atë humbje të thellë në PD. Edhe vendi më i rëndësishëm për të bërë politikën e saj opozita, Kuvendi i Shqipërisë, e bojkoton atë. Të mos harrojmë se vendi e partitë nuk kanë nevojë për militantë barbarë, që rrinë gjithë kohën me pishë të ndezur në dorë. Të shkatërrosh, djegësh e vjedhësh, do të thotë të shkatërrosh të ardhmen tënde dhe të vendit. Nëse i vë zjarrin Kryeministrisë, do të thotë të ulësh të ardhurat e tua, se ajo do të rindërtohet me lekët e tua. /Nga Enver CAKAJ