osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ecce iterum SALIUS!

Ecce iterum SALIUS!

Ky titull është sipas proverbit latin “Ecce iterum CRISPINUS”! -Ja sërish KRISPINI! Thuhet për një njeri destruktiv, të neveritshëm e të mërzitshëm dhe që nuk durohet ta dëgjosh më.

Në këtë parashtresë nuk na interesojnë bëmat e SALIUSIT, se gjithë populli e di se çfarë i ka bëre Shqipërisë ky njeri. Atë që nuk ia ka bëre asnjë armik-thotë poeti – ndaj në çdo fletë të historisë do të mbetet Mallkimi më Biblik”. Na intereson sjellja dhe karakteri i tij në këndvështrimin psikoanalitik. Portretizimi psikoanalitik i një individi të tillë na lejon të zbulojmë fytyrën e tij të vërtetë sepse duke qenë edhe influentë në politikë ky individ , mbetet kërcënim real për shoqërinë. E thënë ndryshe, çështja nuk është në se është dhe sa është shkatërrimtare sjellja e Salisë, po se destruktiviteti është një shprehje e programit instiktiv të sjelljes së tij. Pasioni për të shkatërruar në emër të shkatërrimit është tipar i karakterit të tij. Dhe, kjo tashmë është e provuar.

Psikologjia sociale thekson se kur një grup apo një masë e tërë njerëzish përfshihen nga gjithfarë ndjenjash shqetësimi, agresiviteti e urrejtjeje, atëherë në krye të tyre ata nxjerrin persona që këto ndjenja i kanë të shprehura në mënyrën më të spikatur. ShembullI i kësaj teorie është njeriu më destruktiv që ka njohur shteti shqiptar gjatë 100 vjetëve, i një destruktiviteti që buron jo vetëm nga qenia e vet, por edhe të atij destruktiviteti, që buron nga urrejtja dhe agresiviteti i asaj mase njerëzish që i shkojnë pas liderit të tyre. Ne nuk e dimë pse mendojmë që njeriu i prirë për shkatërrim duhet jetë vetë djalli apo Kaini. Ne jemi të bindur se ai nuk mund të ketë kurrfarë dinjiteti dhe se vula e Kainit që ndodhet në të duhet për këdo të bëhet e dukshme dhe e dallueshme. Natyra të tilla diabolike ekzistojnë, megjithëse shumë të rralla. Njerëz të tillë duke përfituar pushtet dhe influencë paraqesin kërcënim real për shoqërinë, (Erih From). Persona të tillë si Berisha dalin në kushte të përgjithshme krize social – ekonomike e politike, kur vala e protestave të dhunshme e të vazhdueshme me kauza të stisura të tipit “Babale & Bobole apo të mbrojtjes së vjetërsirave kur vetë i ke venë kazmën Shqipërisë, kur lakmia dhe pasioni për pushtet nëpërmjet thirrjeve histerike për dhunë mund të marrin përmasa të përbindshme e tepër të rrezikshme për çdo vend. Nuk e shohim të domosdoshme të sjellim prova dhe fakte që tregojnë agresivitetin dhe dhunën e ushtruar nga Kainët Berishianë ndaj pronës private dhe publike, grupeve të caktuara sociale dhe kundër kujtdo që nuk është dakord me veprimet e kësaj bande politike, e kamufluar si parti politike. Të gjithë janë dëshmitarë të shkatërrimit të pyjeve, fabrikave, uzinave, çerdheve, kopshteve, shkollave, qendrave shëndetësore e kulturore, spitaleve, kinemave e teatrove, e çdo gjëje tjetër që lidhej me jetën sociale e ekonomike të njerëzve. E i gjithë ky shkatërrim u justifikua në emër të antikomunizmit, duke e gënjyer dhe mashtruar popullin me “Çekun e Bardhë”, me “pamporet amerikanë, të ngarkuar plot e përplot me mall e dollarë për popullin shqiptar”. Po çfarë fitoi në të vërtetë populli? “Terapinë e Shokut” dhe anarkinë totale kudo në institucionet shtetërore e publike, duke i katandisur në atë gjendje siç janë sot, të shkatërruara e të korruptuara. Natyrisht, është e tepërt të provosh veprimtarinë shkatërrimtare të PD, të inspiruar nga nekrofili Sali, në shkallën më të lartë. Kreshendoja e veprimeve të tij shkatërrimtare, destruktive dhe të dhunshme, duke filluar me 2 prillin e ’91, të ngjashme me atë të djegies së Raishtagut gjerman, përndjekja e diskriminimi i ish komunistëve me ligjin e famshëm 24/1, identik me nenin 55, urrejtja dhe masakrimi i socialistëve më 28 maj’ 96, i ngjashëm me atë të çifutëve të inspiruar nga Hitleri, veshja me të zeza e 3000 nënave shqiptare nga absurdi i piramidave i bekuar prej tij dhe urdhri për bombardimin e Jugut më ’97, kryengritja e armatosur më 14 shtator të ’98, së bashku me skandalin e xhenazes së A. Hajdarit të harruar në mes të sheshit, nga padurimi për të rrëzuar qeverinë, Gërdeci me 26 të vrarë e qindra të plagosur e dhjetëra shtëpi e biznese të shkatërruara e tokë të minuar, vetëm e vetëm që Familja të fitonte disa miliona dollarë më tepër e inspiruar nga vetë Salija dhe e zbatuar nga Fatmir Gërdeci dhe larot e tij, të shpëtuar nga drejtësia, 21 janari 2011 me 4 baballarë të vrarë në mes të ditës dhe në mes të bulevardit dhe qindra të plagosur të tjerë, ende i pandëshkuar, pa zënë në gojë dhjetra vrasje e zhdukje njerëzish, kundërshtarë apo dëshmitarë të veprimeve të këtij mareshali diabolik, apo vjedhje, shitje e koncesione të paprecedentë, vetëm për të fituar e për të zgjatur pushtetin e tij, me thirrjen nekrofilike në Parlament për armatosje të popullit e revolucion për të përmbysur Edi Ramën, thirrja kundër ndërkombëtarëve për Reformën në Drejtësi dhe së fundmi thirrja për prishjen e sheshit “Skënderbej” , e gjithë kjo do të shërbente për vërtetimin e diagnozës destruktive.

Përse atëhere thërret e çirresh o i çmendur i gjorë?! Shiko përreth vetes: kudo që të hedhësh sytë do të gjesh gjurmët e fatkeqësive të tua. Armik i miqve të tu më të mirë, i frikshëm për të afërmit, shpërfillës i ligjeve, me përjashtim të atyre që bëjnë dëm, i shqetësuar edhe nga era më e lehtë, armiqësor dhe agresiv ndaj fjalëve dhe punëve të mira, gjithmonë i gatshëm të godasësh e të veprosh vetëm me dhunë. Asnjë udhë tjetër nuk çon më shpejt në destruktivitet. Më pas edhe në çmenduri. Në numrin e shfaqjeve destruktive të Salisë futen edhe vrasjet e pabesa të R. Hoxha, K. Trebicka, A. Hajdarit, S. Olldashit etj., gjithmonë i akuzuar nga njerëzit e tij të skuadrës. Një shprehje tjetër e fantazive destruktive të tij është edhe burgosja e ish liderit të opozitës F. Nano apo kërcënimi i Edi Ramës që në rast përsëritje revoltash jo vetëm që do të ishte i pari që do ta vriste, por me kënaqësi prej nekrofili, deklaronte se do t’i bënte edhe një varrim madhështor. Por, socialistët dhe të gjithë ata që nuk janë dakord me veprimet e tij, nuk janë objekti i vetëm, mbi të cilët ka drejtuar pasionin e tij për destruktivitet, denigrim e shkatërrim. Salija i urren socialistët e progresistët, por nuk do të mëkatonim kundër së vërtetës, në qoftë se do të thoshim se ai njëkohësisht urren edhe Shqipërinë edhe shqiptarët. Ai i urren të gjithë, përpos Familjes së tij. Ai urren vetë jetën. Se nuk ka si shpjegohet gjithë kjo gjëmë biblike, që i është bërë Shqipërisë, gjatë qeverisjeve të Salisë Që kjo të na bëhet edhe më e qartë, le të shohim edhe shfaqje të tjera të sjelljes së tij diabolike, për ta plotësuar portretin e tij destruktiv.

Asnjë gjë tjetër nuk të ngjall neveri se sa pamja e egër dhe e dhunshme e fytyrës së tij: e zbehtë kur i ikën gjaku (kujtoni pamjet televizive të fytyrës së tij pas Gërdecit apo ato të 21 janarit me Ndrea Prendin etj), e kuqe dhe e përgjakur kur vërshon hakmarrja: venat i fryhen, sytë herë i zgurdullohen e herë i shqyhen, gjoksi i tundet nga një frymëmarrje gulçuese, britmat e tërbimit ia fryjnë qafën, pastaj gjymtyrët i dridhen, duart tunden me forcë, i gjithë trupi lëkundet nga përpëlitjet. Shtoji këtyre dhëmbët që kërcasin e kërkojnë të kapërdijnë gjahun në një skërmitje të ngjashme me atë të një derri të egër, fjalët e paqarta, që ndërpriten nga klithma, buzët që herë dridhen e herë shtrëngohen. “Po, kafshët e egra e të uritura, kanë një fytyrë më pak të neveritshme. A nuk do të doje ti që t’u tregoje shqiptarëve shëmtinë dhe egërsinë e zemërimit tënd, se çfarë përbindëshi është njeriu i tërbuar nga inati kundër të ngjashmeve të vet”?

Demagogjia është një tipar tjetër karakteriologjik i sjelljes së tij destruktive. Po t’i analizoni me vëmendje fjalimet e tij, do të konstatoni se ato nuk janë të ngarkuara me hollësi gjykimesh intelektuale apo morale. Ato janë vepra të një fjalori të rrugës, por jo të një njeriu të edukuar, të fisnikëruar, humanist e qytetar. Ai grumbullon e stis fakte, që vërtetojnë tezat e tij, i plazmon ato njëra me tjetrën me hamendje dhe nxjerr tekstin plotësisht bindës, sidomos për kundërshtarët e tij politikë. Ndërkaq për njerëzit e tij që nuk priren nga arsyeja, por nga emocionet dhe instiktet, ai me mjeshtëri ua injekton urrejtjen dhe hakmarrjen deri në atë shkallë, sa që ata janë gati të vdesin e të vriten për të. Zemërimi në fjalimet e tij është i vërtetë, jo i shtirur, sepse atë e ushqen urrejtja për çdo gjë të arritur, të suksesshme të kundërshtarit.

Ky njeri është i dashuruar me veten dhe qytetarin digjital, në mënyrë tragjike. Njerëzit për të vlejnë për aq kohë sa i shërbejnë me përulësi dhe verbërisht. Në rast të kundërt, të gjithë e dinë ku përfundojnë, ndaj edhe nuk i dalin kundër. Ai di gjithçka më mirë se të tjerët. Mbi çdo gjë, ai vë veten, familjen, egon e tij. Një siguri e tillë në idetë dhe konstruksionet destruktive mendore si dhe dashuria e madhe për veten, nuk është gjë tjetër veçse shfaqje e “narcizmit malinj”, tipar tjetër ky i tij. E kini vënë re kur mban fjalime apo në konferenca shtypi se si kënaqet me ato që thotë, se si kënaqet me tingujt e zërit të vet dhe shpesh bie në gjendje ekstaze, sidomos në mitingje apo para kamerave të parlamentit? Ai nuk largohet nga politika se e ndjen që do ta harrojnë shpejt. A nuk ka vepruar në këtë mënyrë edhe vetë ky me ish udhëheqësit e Partisë së Punës? Ashtu siç ka vepruar ai me këta, ashtu do të veprojnë edhe të tijtë me të. Ai e ka kuptuar më mirë se kushdo, se i vetmi që i tërheq njerëzit drejt liderit është pushteti i tij, prandaj dhe dashuria e tij me politikën dhe partinë është e pakufishme.

Aktrimi është një karakteristikë tjetër e sjelljes së tij destruktive. Besoj se e keni vënë re mënyrën e komunikimit të tij- tjetër me të tijtë, tjetër me ambasadorët, një tjetër me parlamentarët evropianë e tjetër me kongresmenët amerikanë. E kështu i mashtron dhe i hipnotizon të gjithë, deri në atë shkallë sa që kur vret njerëz e quajnë “burrë shteti”. Pavarësisht se është një deputet i thjeshtë, përsëri i puthin dorën dhe i luten se e dinë se çfarë pasioni ka për destabilizimin dhe destruktivitetin e vendit me thirrjet e tij për armatosje e revolucion për të përmbysur Edi Ramën, për bojkot të parlamentit, për dorëzim të mandateve, për prishje të sheshit “Skënderbej”, e gjithmonë fantazon vrasje, djegie, shkatërrim… Kjo është kënaqësia e tij më e madhe narciziste. Të gjithë i do nën këmbë, të tijtë, mazhorancën, ambasadorët, kongresmenët, euro parlamentarët dhe rreth tij turma e servilëve dhe lakejve që i pëshpërisin në vesh: “Si guxon ai apo ajo të ta kthejë ty përgjigjen? Ky të të ulë ty para të tjerëve, ty që ke sjellë demokracinë, ty që ke sakrifikuar për këtë popull?, etj., lajka si këto, që edhe mendjet më të ndritura e më të arsyeshme, u bëjnë ballë me vështirësi. E në këto momente ai shpërthen, zemërohet, ulërin, bërtet. Këto shpërthime inati, luajnë rol të madh në formimin e figurës tij klishevenese, sidomos për të huajt-si një zjarrvënës e shkatërrues, që nuk e zotëron dot veten dhe që mund të bëjë çdo çmenduri, siç edhe ka dhënë prova. Shumë të huaj janë të gatshëm të mos t’ia vënë re këto “deformime” të karakterit të tij. Disa, të edukuar me traditat e ndershmërisë intelektuale, thjesht nuk mund të pranojnë mendimin, se njeriu që qëndron përballë, i mashtron. Disa të tjerë për hir të miqësisë e disa të tjerë…, e po fundja njerëz janë edhe ata! Si një aktor i vërtetë, me këtë rol ai fsheh pasionin për shkatërrim e destruktivitet. Ky rol lidhet me origjinën e lindjes dhe kushtet në të cilat është rritur. Duke i përkitur një shtrese të ulët ekonomike e kulturore, ambicioz e egoist, ai e ka ndjerë këtë dhe ka synuar me marifete të ndryshme përfshirjen e tij në shtresat më të larta dhe të sigurta të shoqërisë komuniste. Prandaj u bë anëtar partie, iu vardis fëmijëve të Enverit, Hysniut e të afërmve të tij. Pastaj pas vdekjes së udhëheqësit, Simonit, Ramizit etj. Admirimi që shkaktonte kjo shtresë tek ai, dhe prania e tij në këtë shtresë i jepte mundësinë për t’u hakmarrë ndaj atyre, të cilët nuk e kanë përfillur më parë. Si një figurë origjinale groteske, i inspiruar nga pasioni i hakmarrjes dhe shkatërrimit ka qenë bashkudhëtar i përhershëm, një njeri pa pikë mëshire dhe keqardhje, vullkan që vlon nga nxitjet arkaiko -primitive. Jashtë vetes së tij përpiqej të tregohej besnik i partisë (kujto Shoshorët e të tjerë), përpiqej të dukej i mirë edukuar e familjar i rregullt, siç donte partia, aktivist në punë në lagje e kudo, një xhentëlmen i vërtetë. Synimet e tij dhe aftësia e tij me veprime të tilla, papritmas u bashkuan me realitetin social dhe politik të rënies së komunizmit. Dhe, në këtë kohë e në vazhdim, ai u transformua nga “komunist i devotshëm”, në një “agjent të krahut reaksionar e revanshist me propagandë antikomuniste dhe nacionaliste, vetëm e vetëm që të bëhej i besueshëm për padronët e rinj. Këtu doli në rolin e kumarxhiut. Filloi të luajë bixhoz me jetën e shqiptarëve. Kur gjithçka u dogj, u shkatërrua, u rrënua, u plaçkit, u vra, u pre, zotëria e tij nuk kishte arsye të veçantë për t’i ardhur keq për ato që i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sepse ai e mori atë që kishte synuar gjithmonë – Pushtetin – me anë të të cilit mbolli kudo farën e urrejtjes dhe të shkatërrimit! Paranë – që së bashku me partinë – bandë, vodhën, vranë për të shkatërruar dhe pasuruar. Ai me të tijtë fitoi! Ata, që me të vërtetë kanë humbur janë qindra – mijrat e shqiptarëve, që u degdisen rrugëve të botës, që u droguan e prostituan, që u vranë e u burgosën, që u ndanë për së gjalli me njerëzit e dashur, e që vuajnë ende për bukën e gojës e ky me familjen e vet, jo vetëm bën jetë përrallore në vilat e tij brenda e jashtë vendit, por edhe vazhdon të kërcënojë, të bërtasë e ulërasë për revolucion, për shkatërrime, për vrasje me snajpera, topa e raketa, sikur të jetë vetë Zeusi mbi Tokë. Për të mbuluar gjëmën e madhe qe i ka shkaktuar këtij populli e këtij vendi.

Nuk më ngelet gjë tjetër, veçse ta përfundoj këtë parashtresë me fjalët e Senekes: “Ty, që shpirti të është bëre i pashërueshëm dhe jeta një varg krimesh, ty, që nuk kërkon arsyet që nuk i mungojnë njeriut të keq, ty, që e keqja ta përligj çdo të keqe që bën, ty qe ke gëlltitur aq shumë padrejtësi, sa ato kanë hedhur rrënjë në zorrët e barkut tënd dhe nuk mund të shkulen prej andej përpos bashkë me to, ty, pra, që vuan prej kohësh nga kjo çmenduri që është fatkeqësia jote dhe e të tjerëve, njëkohësisht. Ah, more fatkeq! Kur do të ndjesh pendesë? Që të mos pësosh fatin e merituar të Kserksit, i cili i mundur, i shpartalluar, duke parë kudo shkatërrimin e pasurisë së tij, mundi të shpëtonte vetë, duke u futur në mes të kufomave të ushtrisë së tij”. Herët apo vonë të gjithë japin llogari për ato që bëjnë! /Nga Jorgo MANDILI