Cristiano Ronaldo është një nga tre lojtarët më të paguar të planetit. Ai gjithashtu njihet dhe për aftësitë e tij për të fituar para në sajë të një popullariteti të madh. I eliminuar në fazat e 1/8 në Kampionatin Botëror 2018, ka fituar 108 milionë dollarë gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit nga të cilat vetëm 61 milionë i ka nga paga.
Në qershor u akuzua për fshehje të një pjesë të pasurisë së tij tek organet tatimore spanjolle dhe pranoi të paguajë 18,8 millionë euro në kuadër të një paramarrëveshje për ti dhënë fund hetimeve për evazion fiskal. Përveç pagës së tij te Juventus, ai është një ndër pretendentët kryesorë për trofeun ‘Topi i Artë’.
Ronaldo është jo vetëm një futbollist por edhe një markë. Numëron plot 330 milionë ndjekës në Instagram duke tërhequr kështu sponsor mjaft të fuqishëm.