Elona Gjerbrea, deputete e Partisë Socialiste, zgjidhet Raportuese tek Komiteti i Shkencës, Teknologjisë dhe Çështjeve Ekonomike pas votimeve në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Është vetë Gjebrea e cila bën me dije lajmin nga Berlini ndërsa shpjegon se byroja përbëhet nga 21 anëtarë qe zgjidhet mes 323 parlamentarëve nga 57 shtete anetare të OSBE-së.
Postimi:
Të nderuar miq e mikesha! Dëshiroj të ndaj me ju një lajm të mirë. Sot, ne Berlin, pas votimeve në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, arrita të zgjidhem në Byronë ekzekutive si Raportuese tek Komiteti i Shkencës, Teknologjisë dhe Çështjeve Ekonomike.
Byroja përbëhet nga 21 anetarë që zgjidhet mes 323 parlamentarëve nga 57 shtete anetare të OSBE-së. Shqipëria përmes delegacionit të perhershëm parlamentar pranë OSBE-së, për herë të parë merr këtë post të rëndësishëm.
Falenderoj të gjithe mbështetësit që nga delegacioni ynë në këtë Asamble, Kuvendin, Byronë e Asamblesë, Misionin e OSBE-së në Shqipëri dhe padyshim familjen e madhe parlamentare socialiste nga të gjitha vendet që janë të përfaqësuar në OSBE. Tani pune dhe pergjegjësi e madhe në vijim!