Një helikopter ushtarak francez është rrëzuar ditën e sotme në Bregun e Fildishtë, pasi po zhvillonte një mision trajnues.
Siç raporton ‘’Washington Post’’ viktimë ka mbetur piloti, ndërsa njëri prej anëtarëve të ekuipazhit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të dy u dërguan në bazën ushtarake franceze, por piloti nuk arriti të mbijetonte, ndërsa anëtari i bordit është dërguar në Francë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Shkaqet e rrëzimit të helikopterit nuk dihen ende.