Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për agjencinë greke të lajmeve “AMNA”, duke u shprehur se Shqipëria dhe Greqia do të arrijnë një marrëveshje për një dokument të ri strategjik bashkëpunimi.
“Gjëja më e rëndësishme është se ne i përdorim këto probleme jo vetëm për t’i zgjidhur ato, por edhe për ta transformuar zgjidhjen në një nivel të ri të partneritetit dhe bashkëpunimit”.
Të dy vendet kanë pasur marrëdhënie për shtatëdhjetë vjet, vuri në dukje ai, “të cilat janë karakterizuar nga lidhje gjithnjë e më të natyrshme midis njerëzve”.
Kryeministri shqiptar shtoi: “Është shumë e natyrshme dhe në një farë mënyre përmes zgjidhjes do të arrijmë në nivelin e njerëzve normalë, të qytetarëve mesatarë që tashmë e kanë kapërcyer të kaluarën dhe janë përqafuar njëri tjetrin”.