osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Anija italiane shpëton emigrantët, s’lejohet në portet e Italisë

Anija italiane shpëton emigrantët, s’lejohet në portet e Italisë

Një anije tregtare italiane, me dhjetëra emigrantët të shpëtuar në bordin e saj, nuk u lejua që të ankoronte në portet italiane.

Anija “Vos Thalassa”, një mjet lundrimi që furnizon platformat e naftës në Mesdhe, shpëtoi 66 emigrantë pranë bregdetit libian. Por, kur lajmëroi për ngarkesën e saj, u ndalua që të ankorojë në portet italiane, e më pas emigrantët ia dorëzoi Rojes Bregdetare italiane.

Qeveria italiane ka shkaktuar mjaft debate, pasi ndaloi ankorimin në porte të anijeve humanitare me emigrantë, duke i akuzuar ato se shërbejnë si taksi për refugjatët dhe nxisin trafikun e njerëzve.

Por “Vos Thalassa” është një anije italiane, nuk i përket asnjë organizate humanitare dhe nuk ishte në një mision shpëtimi. Thjesht shpëtoi njerëz nga mbytja, siç e thotë ligji i detit.

Kjo është hera e parë, që një anije italiane ndalohet që të hyjë në portet e vendit të saj, për shkak të politikës ndaj emigrantëve. Autoritetet italiane e mbrojtën vendimin e tyre me justifikimin se, anija “Vos Thalassa” nuk kishte pse të ndërhynte, pasi Roja Bregdetare libiane po shkonte drejt anijes së emigrantëve.

Incidenti i radhës ka shkaktuar mjaft debat, me kritikët e qeverisë së re italiane që thonë se ligji detar detyron çdo anije që të shkojë në ndihmë të atyre që po mbyten, e jo të pyesë më parë nëse bëhet fjalë për emigrantë të jashtëligjshëm apo njerëz me dokumente të rregullta./Top Channel