Turistët që po pushonin në plazhin Manilva në Malaga të Spanjës, ishin dëshmitarë të një aksioni policor që ngjante shumë me skenat e filmave aksion të Hollywood-it.
Teksa dhjetëra pushues po laheshin, një helikopter filloi të fluturoj mbi kokat e tyre duke ndjekur një person që ishte në një skaf.
Por, është interesant se si burri që ishte në skaf fillon çdo herë e më shumë të lëviz afër plazhit, dhe në një moment ngec në rërë. Turistët e habitur me atë çfarë po ndodhte filmuan gjithçka.
Pasi e kupton se nuk ka nga t’ia mbath, burri zbret nga skafi dhe fillon të vrapojë nëpër rërë, kurse policia më vonë ka njoftuar se bëhej fjalë për një narkotrafikant të cilit i ishin vënë pas.
“Në anijen që po ndiqej nga helikopteri transportohej një sasi e madhe e droge. Burri që u mundua të ikë nga autoritetet është arrestuar”, thuhet në një komunikatë të policisë spanjolle.
(Deklarata e policisë spanjolle)