“Sita” e vettingut po jep rezultatet e para ndonëse ngadalë. Pikërisht kjo vonesë dhe ndonjë element dyshues shtojnë skepticizmin për një proces të rregullt. Por gazetari Adriatik Doçi, i cili e ka ndjekur nga afrër këtë strukturë hedh dritë mbi të gjithë punën që bën komisioni.
Nuk ka asnjë dyshim se, procesi i Vetingut është një nga punët më të mira, më serioze, më shteruese dhe historike që po bëjnë shqiptaret në 100 vitet e fundit, sigurisht nën kujdesin e SHBA-BE.
Dosja e një gjyqtari apo prokurori që merret nën kontroll përbehet nga një mije deri në dhjetë mijë faqe. Për hartimin e kësaj dosjeje kontribuojnë mbi 30 institucione brenda dhe jashtë vendit, ku përfshihen nga 100 deri në 500 njerëz. Më tej, dokumentacioni shqyrtohet nga stafi i vetingut, vëzhguesit e SHBA-BE, trupat gjykuese dhe në fund nga Kolegji i Apelimit dhe në fund fare edhe nga Gjykatat Evropiane.
Është e pamundur që te korruptohet një mekanizem i tillë. Procesi i Vetingut në mënyrë te pashmangshme do t’i hapë rruge një reaksioni historik, me hapa të miremenduar deri në hollesi, çka do të sjellë pavaresinë e vërtetë të Shqiperisë.