osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Halle pushimesh!

Halle pushimesh!

Nga Ardit Rada

Shirat e Qershorit dhe Kampionati Botëror i Futbollit kanë bërë që sezoni turistik të mbërrijë me vonëse në Shqipëri. U deshën disa të shtëna për të kuptuar se diku në Jug, të rinjtë janë dyndur më tepër për sfilatë ‘të fortësh’ sesa për rreze dielli.

Komentet e ndjekësve të lajmeve, por edhe ndonjë analizë tek-tuk, e paraqiti ngjarjen në Dhërmi si rrezik i madh që i kanoset pushuesve dhe kryesisht turistëve të huaj. Rreth pesë vite më parë, ministri i Brendshëm i asaj kohe promovoi një stil të ri të patrullimit në bregdet; atë të policisë me pantallonë të shkurtër dhe mbi biçikleta. Një model sa ‘trendy’ po aq edhe i diskutueshëm nëse behëj fjalë për një shoë të radhës, apo për një masë efektive.

E vërteta është se kurrë në lajme nuk u raportuar se një polic mbi biçikletë shmangu një vrasje në plazh, një grabitje turisti, një pushues duke u mbytur apo kapi një person në kërkim që po shullohej në diell. Gjithësesi, qëllimi nuk është për të sulmuar një model të ri sigurie, por për të listuar probleme më të mëdha që mbahen në këmbë nga ekonomia informale dhe propaganda e ditës. Fjala bie, inaugurimi i një porti jahtesh nuk është në funksion as të turistit që bredh Shqipërisë me sandale, dhe as të pushuesit shqiptar. Dhe këto dy kategori janë shumica tek ne.

Sot bregdeti shqiptar përballet me mungesën e hapësirës publike. Kontrata, që e detyron privatin të lirojë 20% të rërës për qytetarët me çadër me vete, nuk është zbatuar dhe nuk zbatohet. Pushteti lokal ka ngritur të dyja duart përballë qiramarrësit dhe arsyet janë të kuptueshme. Por fatkeqësisht ditët e para të plazhit erdhën me dëshmitë e disa plazhistëve se ‘pronari’ i rërës do t’u hapte kafkën po ta ngulnin çadrën aty.

Sot informaliteti në turizmin shqiptar është ‘kanceri’ i ekonomisë shtetërore dhe asaj familjare. Bregdeti vijon të përballet me çmimet e hoteleve të kripura, pagesat për të cilët nuk kalojnë në asnjë kasë fiskale. Ato nuk deklarohen dhe si rrjedhojë nuk taksohen. Aq më pak shtëpitë që jepen me qira, ku një natë në Jug kushton sëpaku 50 mijë lekë/nata.

Aksioni i qeverisë për të mos paguar nëse nuk merr kuponin, u sfumua qysh në fillim kur pronarët e lokaleve nisën të rrihnin qytetarët që bënin rezistencë për kuponin. Imagjino të mos paguash në Dhërmi ku mblidhen të fortët, të bukurit dhe shoku i shokut!