Mesditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda kanë mbërritur Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi nga PD dhe Taulant Balla, i cili ka bërë edhe padinë për kreun e PD Lulzim Basha të cilin e akuzoi për nxjerrje të sekretit hetimor për vjedhjen e 3.4 milionë Eurove të kapura në Portin e Durrësit në 2 Toyota Yaris.
“Ky bën shejtan budallain, sot me informon avokati që sot Basha nuk është paraqitur për t’u përballur me mua personalisht për shpifjen, nëse do të kishte burrërinë, do të ishte ai i pari që të shkonte në prokurori. Nuk e bëri, sot nuk është paraqitur, thonë që ka ikur në SHBA, nëse është atje, nëse nuk është trill për t’u fshehur se e ka zakon t’i fshihet drejtësisë. Nëse është atje, ka detyrimin e ligjit që para organeve amerikane të japë shpjegimet për aferën 500 mijë dollarëshe me paratë ruse për PD”- tha Balla, teksa nisi avoketët në seancë që të përballen me “të punësuarit e Bashës”, si i quajti ai.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Balla e njoftoi vendimin për padinë ndaj Lulzim Bashës përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, menjëherë pasi Basha bëri akuzën ndja tij në Kuvend.
“Një padi për veprën penale të shpifjes tek Krimet e Renda dhe një kallëzim penal te Prokuroria e Tiranës për Lulzim Bashën!”-shkruajti Balla
Kallëzimin deputeti socialist e bëri në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.Taulant Balla akuzon kështu zotin Basha për nxjerrjen e sekretit hetimor, në lidhje me dy automjetet tip “Toyota Yaris” që u bllokuan në portin e Durrësit, brenda të cilave u gjetën rreth 3.4 milionë euro.