Pas bërjes publike të dosjes së gjyqtarit Admir Thanza ka ardhur dhe reagimi i deputetit socialist Erjon Braçe.
Thanza u gjetën një sere shkelje në deklaratën e pasurisë, por edhe sa i përket pastërtisë së figures së tij. Gjyqtari rezultonte të ishte dënuar në itali për vjedhje në bashkëpunim, e megjithatë në vendin tonë kishte qenë dy herë gjykatës, në Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë.
Reagimi i Erjon Braçes:
E pashembullt! Në dy gjykatat më të larta të vendit dhe i dënuar për vjedhje?!
Ky zotni i Drejtësisë,
është votuar dy herë nga Kuvendi i Shqipërisë,
hem si gjyqtar në gjykatën Kushtetuese!!!!!!!!!!,
hem si gjyqtar në gjykatën e Lartë!!!!!!!!!!!
I dënuar dhe i votuar në Kuvend!
Kjo është arsyeja që PD e jo vetëm ulërinte kundër Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit!
E DONIN JASHTË ME ÇDO KUSHT!