Arrestohet nga policia shqiptari Krenar Neziraj nga Vlora. 49-vjeçari u prangos, pasi iu gjetën dhe sekuestruan në makinë 35 kg kanabis.
Ai po udhëtonte me një makinë tip ‘FIAT’ ndërsa në momentin që policia i bëri shenjë që të ndalonte u largua me shpejtësi.
Shqiptari zbariti nga makina dhe tentoi arratisjen, por u arrestua. Më pas nga kontrolli në makinë u gjetën 35 kg kanabis. Sipas mediave italiane ai është korrier droge.