Zyrat e FSHF-së sot kanë prodhuar farsën e radhës. Pasi publikoi në faqen e vet të internetit deklaratën e “shoqatës së pavarur” të gjyqtarëve ndaj Shpëtim Duros, sot pasdite është mbledhur Komisioni i Disiplinës i cili me një zell të pashembullt ka filluar menjëherë një procedim ndaj trajnerit të Flamurtarit.
Absurditeti këtë radhë ka lidhje me faktin se KDS-së iu desh më shuëm se zakonisht për t’u mbledhur, duke preferuar të mos jepte asnjë vendim para Asamblesë Zgjedhore. menjëherë pas kësaj të fundit, nuk ka vonuar ky procedim ndaj Duros, ashtu si edhe një gjobë të majmë ndaj Lushnjës, për fyerje ndaj gjyqtarit.
Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 09.02.2018
KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshje kundër KF “Luftëtari”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
Zyrtari i KF “Burreli ”, Akil Jakupi , për prostesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Korabi”, Emiljano Veliaj, për prostesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes,në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF ”Shkumbini”, Astrit Isaj, për sjellje jo sportive ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Burreli”, Sadush Danaj; pezullimin pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Sadush Danaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Flamurtari FC, Jeton Beqiri, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
Fillimin e procedimit disiplinor ndaj zyrtarit të Flamurtari FC, Shpëtim Duro lidhur me deklaratat pas ndeshjes midis Kukesit dhe Flamurtarit të datës 04.02.2018.