Kryeministri shqiptar Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet për një vizitë zyrtare jashtë vendit. Ai do të zhvillojë ditën e sotme një takim në Londër me homolgun e tij grek Alexis Tsipras në kuadër të procesit të Berlinit.
Biseda midis 2 Kryeministrave do të përqendrohet te çështja e kufirit detar dhe te çështjet e tjera të mbetura pezull midis 2 vendeve. Takimi do të zhvillohet në orën 17:20 dhe do të zgjasë 40 minuta.
Nga ana tjetër siç raportojnë mediat greke kryeministri grek Tsipras nuk është gati të firmos marrëveshjen me Shqipërinë, pasi ndaj tij janë lëshuar një lumë kritikash nga opozita greke pas paktit që ata arritën për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Kjo gjë mund të shtyjë për pak kohë firmosjen e marrëveshjes