Pak minuta pas incidentit që ndodhi në afërsi të stacionit të Rrogozhinës ku një tren doli nga shinat duke shkaktuar panik tek udhëtarët ka folur Kreu i Njësisë së Biznesit të Udhëtarit Petrit Tabaku.
Ai tha se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, pasi ndërruesi i linjës e ka ndërruar para se të hynte lokomotiva.
“Dëmtime në njerëz nuk ka. Treni vinte nga Elbasani për në Durrës, në hyrje të stacionit të Rrogozhinës, ndërruesi që ndërron linjën e ka ndërruar para se të hynte lokomotiva. Është një gabim njerëz të ndërruesit të shërbimit. Treni ka qenë në shinën tjetër. Njerëzit janë shëndoshë e mirë. Tani po hyn në linjën e duhur. Kishte rreth 40 pasagjerë, të cilët nuk kanë lëvizur, nuk ka panik, nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, tha Tabaku.