osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Balla mbledh grupin, ethet e fundit para Asamblesë, Rama nuk cakton ende datën për ballafaqim me ministrat që do të largohen

Balla mbledh grupin, ethet e fundit para Asamblesë, Rama nuk cakton ende datën për ballafaqim me ministrat që do të largohen

Ministrat e kabinetit qeveritar “Rama 2” vijojnë të jenë të mbërthyer nga ethet, deri sa të zbulojnë datën se kur do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste. Gazeta e ka deklaruar se në kuadër të turit të llogaridhënies, i cili tashmë ka përfunduar misionin por edhe pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Europian , do të ketë ndryshime në qeveri. Madje, këtë e ka pohuar edhe vetë i pari i qeverisë pak ditë më parë para ligjvënësve socialistë se ministrat dhe drejtorët, që sipas tij, do të rezultojnë më të denoncuarit nga qytetarët tek platforma e “Bashkëqeverisjes” do të largohen. Mirëpo, duket se rifreskimi i kabinetit po mbetet pezull, për vetë faktin se kryeministri Edi Rama nuk e ka caktuar ende datën për ballafaqim me ministrat që do largohen. Edhe pse të gjithë prisnin që data kur do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë do të bëhej publike gjatë kësaj jave, nuk ka ndodhur aspak kështu. Partia Socialiste ka mbledhur ditën e djeshme grupin parlamentar, i cili u drejtua nga kryetari i grupit, Taulant Balla, në pamundësi të kreut të ekzekutivit, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare jashtë vendit. Gazeta ka mësuar disa detaje nga ato çfarë janë diskutuar nga mbledhja e grupit socialist. Mësohet se Balla ka porositur deputetët që të përgatiten për mbledhjen e Asamblesë, pasi ashtu siç është bërë tanimë e ditur në atë takim do të ketë mjaft zhvillime. E para ka të bëjë me ministrat, pasi në kuadër të turit të llogaridhënies, në Asamble do të paraqiten 3 raporte: një nga qeveria, nja nga baza socialiste dhe një nga deputetët, ku mes të tjerash do të bëhet edhe analiza e punës për çdo ministri. Kështu, për të gjithë ata që rezultojnë se kanë ankesa në adresë të dikastereve që drejtojnë, do të ketë largime. Mirëpo, mësohet se pavarësisht porosive për Asamblenë, numri 2 i selisë rozë, nuk ka dhënë një datë se kur do të zhvillohet kjo mbledhje, veprim ky i cili ka trazuar edhe më tej emocionet e ministrave, të cilët duke se janë në ankth. Sidoqoftë, pavarësisht mos caktimit të një date, një gjë është e sigurtë që ndryshimet në qeveri janë të pashmangshme. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Reforma në drejtësi

Një tjetër çështje tek e cila e ka ndalur theksin kreu i grupit të PS, ka të bëjë me reformën në drejtësi dhe ngritja e organeve të reja të drejtësisë. Gazeta mësoi se Balla ka qënë i prerë më të vetët duke i paralajmëruar se kushdo që ka abuzuar me ligjin do të përballet me drejtësinë. Po ashtu, mësohet se deputeti i PS është shprehur para ligjvënësve socialistë se mazhoranca ku ata bëjnë pjesë është e vendosur për ta përfunduar reformën në drejtësi. Ndërkohë mësohet se Balla iu ka kërkuar deputetëve të PS që të mos bien pre e provokime të opozitës gjatë seancave plenare dhe komisioneve parlamentare. Një tjetër çështje tek e cila ka ndalur thesin numri dy i socialistëve ka të bëjë me sjelljen e opozitës, sidomos bojkotit dhe refuzimit që kjo e fundit po i bën reformës në drejtësi. Balla ua ka bërë të ditur socialistëve se opozita e bojkotoi dje qëllimisht seancën e Kuvendit, pasi ka si synim vetëm bllokimin e sistemit gjyqësor. Po ashtu, deputeti i Elbasanit mësohet tju ketë thënë ligjvënësve të Partisë Socialiste se gjithë kjo “piruetë” që opozita po i bën qasjes së saj me reformën në drejtësi, ka si motivacion, vetëm frikën që ka minoranca nga drejtësia e re, që tanimë duket se ka trokitur në dyert e Shqipërisë./sot