osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kreu i PD i fshihet përplasjes me Ballën në gjyq, sajon vizitë në Amerikë për t’iu shmangur seancës gjyqësore

Kreu i PD i fshihet përplasjes me Ballën në gjyq, sajon vizitë në Amerikë për t’iu shmangur seancës gjyqësore

E marta duhet të ishte dita kur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të përballeshin me njëri-tjetrin në gjyq për çështjen e eurove në “Toyota Yaris”. Mirëpo mesa duket nuk do të ndodhë aspak kështu. Rreth dy javë më parë në një mjet të tipit u kap një shumë prej 3.4 milionë eurosh në një mjet të tipit “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit. Por vetëm pak ditë më parë lideri demokrat e pati paralajmëruar një gjë të tillë në seancë plenare, ndërsa akuzoi Ballën si porositësin e eurove. Duke i hedhur poshtë këto akuza, Taulant Balla vendosi të padiste penalisht Bashën për nxjerrje të sekretit hetimor si edhe për shpifje. Pikërisht padia e fundit do t’i vendoste sot në orën 13:00 përballë socialistin e demokratin, por sipas të gjitha gjasave Lulzim Basha nuk do të jetë prezent në seancën gjyqësore. Sipas informacioneve, ai ka vendosur ta shmangë përplasjen me Taulant Ballën në gjyq duke “shpikur” një vizitë të papritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burimet i thanë gazetës se ai ka fluturuar drejt Uashingtonit që ditën e diel dhe do të qëndrojë atje plot pesë ditë, ndërsa pritet që të zhvillojë edhe takime zyrtare në Departamentin e Shtetit. Mirëpo kjo vizitë e Bashës në Amerikë vjen në një moment mjaft delikat për opozitën, e cila ka paralajmëruar se do të ketë një aksion të fortë sa i takon çështjes së teatrit. Pikërisht ikja e Bashës në një moment kur partia ka më shumë nevojë për të koordinuar aksionin opozitar, të lë të nënkuptosh se vizita në SHBA është sajuar me qëllim shmangien e përballjes në seancën e sotme gjyqësore me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste. Sakaq, kujtojmë që kryedemokrati Basha po ndjek pak a shumë të njëjtën taktikë si me rastin e rrugës “Durrës-Kukës”. Hetimi për Rrugën e Kombit është mbyllur për shkak të afateve sepse Lulzim Basha nuk u paraqit në gjykatë. Mesa duket Basha po ndjek të njëjtën rrugë edhe për betejën e radhës gjyqësore, duke vendosur të mos marrë pjesë në seanca.

Paralajmërimet e Ballës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla e paralajmëroi pak ditë më parë kreun e PD, Lulzim Basha se shumë shpejt do të jepte llogari për çdo shpifje që ka bërë. “Sapo kam dëgjuar akuzën e djeshme të Lulzim Bashës, kam filluar edhe unë të bëj disa verifikime dhe them se në fund të kësaj historie, Lulzim Basha i ka ca lidhje me personat e përfshirë në këtë çështje. Ju garantoj që i kam gjetur disa lidhje të Lulzim Bashës me këtë grup kriminal. Pas konsultimit edhe me kolegë juristë, edhe me kolegë të grupit tim parlamentar, mendova që këtë “shejtan budalla” mos ta lë me kaq. Por që këtë histori kësaj radhe t’ia kthej në një mësim ekzemplar këtij “shejtan budallai” për t’i thënë njëherë e përgjithmonë që në politikë kemi bërë gjithmonë akuza ndaj njëri-tjetrit, por kurrë një gjë të tillë. Pa asnjë lloj lidhje dhe pa asnjë lloj provë, na del ky dhe na thotë se paska pasur shërbime partnere që ia komunikuakan këtij”, tha ai pak ditë më parë. Ndërkohë gjatë seancës plenare të dy javëve më parë Balla i publikoi edhe një foto Bashës me vëllanë e njërit prej të shpallurve në kërkim për eurot e sekuestruara në Durrës. Pas këtyre paralajmërimeve të Taulant Ballës, Lulzim Basha mori vendimin të mos jetë prezent në seancën e sotme gjyqësore./ Mimoza Ibra