osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Ngjela: Meta-Berisha bashkëpunim me qarqe të errëta ruse e jugosllave, Uashingtoni do të konfiskojë vilat në Gjirin e Lalzit dhe 6 miliardë USD para korrupsioni

Spartak Ngjela: Meta-Berisha bashkëpunim me qarqe të errëta ruse e jugosllave, Uashingtoni do të konfiskojë vilat në Gjirin e Lalzit dhe 6 miliardë USD para korrupsioni

 Nga Endri Arizi

Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar dje se Meta dhe Berisha po bashkëpunojnë me qarqe të errëta ruse dhe jugosllave. Përmes një postimi të gjatë në “Facebook”, avokat Ngjela teksa akuzoi kastën politike si të korruptuar dhe që ka si synim vetëm të vjedhë popullin, akuzoi presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se po bashkëpunojnë me qarqe të errëta dhe se po se po shkatërrojnë Shqipërinë. Sipas avokat Ngjelës, Meta me Berishën po hardalisen në qarqe shoviniste pasi po synojnë që të shpëtojnë paratë e korrupsionit. “Berisha shkon në Moskë, si Enver Hoxha kur tradhtoi angloamerikanët në vitin 1946 – që të mbrojë gjënë e vjedhur, se nuk i del më Beogradi. Meta shkon te Gruevski dhe në qarqet e errëta të Beogradit. Këta janë. Por janë bërë qesharakë. Pse? Si ka mundësi që Shqipëria drejtohet nga njerëz të tillë që pasi i vjedhin shqiptarët i urrejnë ata, sidomos tani. Por shumë ua kanë edhe frikën shqiptarëve: pse nuk thonë që jemi me Rusinë dhe Serbinë, sikurse janë. Sepse kanë frikë. Brenda kësaj frike që kanë nga Amerika dhe shqiptarët, këta sot po hardalisen për të shpëtuar paratë e vjedhura me anë të pushtueseve aneksues të territoreve shqiptare; kurse politika amerikane që është me interesin shqiptar, iu ka marrë kushtetutën. Prandaj janë të Humbur. Dhe humbja iu vjen nga vendosja e drejtësisë në Shqipëri. Por a ka mundësi që ta mundin këta politikën amerikane në Shqipëri, duke kërkuar ndihmë në Moskë, në Beograd apo në Athinë? Kjo është pamundësi absolute. Lodhen kot”, tha ai. Në kuadër të kësaj deklarate, avokat Spartak Ngjela, pohoi se Meta me Berishën janë skeduar nga Uashingtoni dhe se të gjitha paratë e tyre të korrupsionit janë identifikuar. Avokati tha se deri më tani Uashingtoni ka identifikuar 6 miliardë dollar dhe se shumë shpejt do nis konfiskimi i tyre si dhe i vilave që Meta me Berishën kanë tek Gjiri i Lalzit. “Këta të korruptuar janë sot të gjithë të skeduar. Paratë e korrupsionit shqiptar sot janë të identifikuara nga Uashingtoni dhe kapin, deri tani, shumën prej afër 6 miliardë Dollarë. Të gjitha do t’i dorëzohen shtetit shqiptar me kontabilitet strikt shtetëror. Keni për ta parë. Do konfiskohen sipas ligjit vilat e Gjirit të Lalzit, mijra hektarë truall në bregdet, pallate dhe apartamente kudo, të gjitha janë sot të skaduara”, tha ai.

Ngjela paralajmëron të korruptuarit

Avokat Spartak Ngjela paralajmëroi dje të gjithë të korruptuarit se nuk do ia hedhin dot pa u lagur. Avokati tha se korrupsioni i lartë në Shqipëri nuk mund të shpëtojë pasi Uashingtoni dhe Berlini do drejtojnë reformën në drejtësi. “Prandaj, që të shpëtojë, aradha e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, sot, është një pamundësi absolute. Këta i bënë të gjitha përçapjet, edhe në Paris shkuan që të ndalonin negociatat, por humbën. Politika amerikanë dhe gjermanë ua hodhi, edhe atyre por edhe Parisit. Pasi i detyroi të flisnin hapur për negociatat, Gjermania iu vuri kushtet vdekjeprurëse për to: tani Uashingtoni dhe Berlini do ta kontrollojë dhe do ta drejtojë në Tiranë vetë Reformën në Drejtësi. Në fakt edhe shqiptarët këtë kontroll kanë pritur, se e dinin që këta kryeministra të korruptuar ishin bërë bashkë kundër Reformës. Edhe shqiptarizmi ndërkohë po shpërthen. Priftërinjtë serbë, që në fakt janë ushtarakë të veshur si priftërinj, u zbythën dje në Ulqin dhe nuk i pushtuan dot kishat katolike shqiptare aty”, tha ai. Më tej avokat Ngjela deklaroi se të gjithë të korruptuarit po munden dhe se shumë shpejt do të bien edhe të korruptuarit në Shqipëri. “E pra, siç po shihet, aleatët e korrupsionit shtetëror shqiptar, po munden kudo nga shqiptarët. Po korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar, vërtet mendon se ende mund të ketë shpresë që ta shpëtojë gjënë e vjedhur? Kjo që po kërkon radha e korrupsionit të lartë shqiptar sot është një vanitas vanitatum et omnia vanitas – kot i kotësive dhe të gjitha kot”, u shpreh avokat Ngjela./Agjensia e Lajmeve Sot News/