Tre shqiptarë u arrestuan në Itali me 17 kg kokainë dhe heroinë. Të arrestuarit janë Agim Proshka, Edison Proshka dhe Jurgen Verbofshi. Operacioni është zhvilluar në Milano dhe në Como, ndërsa banda shqiptare ishte në vëzhgim nga autoritetet italiane prej disa javësh.
Dy nga shqiptarët, Agim dhe Edison Proshka u arrestuan pasi arritën me dy makina në një ndërtesë në Mariano Comense. Nga kontrolli atyre iu sekuestrua 7 kg kokainë, 4.5 kg heroinë, tre armë zjarri dhe municione.
Ndërsa në momentin e arrestit, Jurgen Verbofshit iu sekuestruan 5 kg kokainë dhe 550 gr heroinë. Gjithashtu Jurgen Verbofshit iu gjetën dhe sekuestruan në banesë edhe 8400 euro.