Ndeshja e grupeve të kampionatit Botëror mes Zvicrës dhe Serbisë do mbahet mend nga të gjithë.
Festa me shqiponjë e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirin ka tërbuar tifozët e Serbisë të cilët nuk e kanë kontrolluar inatin.
Një video e publikuar së fundmi në internet tregon përplasjen e Granit Xhakës me një tifoz serb.
Kur Xhaka po futej në tunelin e stadiumit, ai i afrohet dhe e shan shqip, ndërsa futbollisti shqiptar i bën me shënjë ta qepë gojën.
Për pak sa nuk ka ndodhur edhe një përplasje fizike mes tyre.