Deputeti i PD Edi Paloka ditën e sotme ishte i ftuar në News 24, ku foli për situatën poltike në vend, dhe qendrimin e opozitës.
Deputeti akuzoi mazhorancën për manipulim të votimit të fundit në parlament të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sakaq, në lidhje me qëndrim që do të mbajë opozita në vazhdimësi, Paloka u shpreh se do vazhdojë rezistenca, por pa thënë diçka konkrete.
Gjatë bisedës me gazetaren e News 24, Paloka teksa ka hedhur akuza ndaj Ramës, nuk është përmbajtur, dhe me një fjalor aspak etik u shpreh para gazetares: “Ka 74 kartona në Kuvend që ngrihen sa herë i ngrihet Edi Ramës”.
Por fjalori aspak etik i deputetit vendosi në siklet edhe gazetaren, e cila përfundoi menjëherë intervistën.