osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

HEC-et në Osum/ Ministri Klosi për ERTV: Do të kërkojmë hetim të plotë, nisim me zyrtarët!

HEC-et në Osum/ Ministri Klosi për ERTV: Do të kërkojmë hetim të plotë, nisim me zyrtarët!

I ftuar në “INTERVISTA në ERTV” sot ka qënë I ftuar Ministri i Mjedisti dhe Turizmit Blendi Klosi.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur me detaje mbi çështjen e Kanioneve të Skraparit ku ai e ka cilësuar një katastrofë ndërtimin e HEC-eve në atë zonë.

Më tej Klosi shprehet për Gazetarin në ERTV se do të bëhet verifikim, për personat e përfshirë në këtë çështje.

Intervista e Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi pwr ERTV:

Gazetari: Zoti Klosi, pas denoncimeve dhe reagimeve të shumta në publik,ju vetë, por edhe Kryeministri Rama deklaruat se nuk do të ndërtohen HEC-et mbi lumin Osum, pyetja është e drejtpërdrejtë:

A është ky një reagim i vonuar, pra pse duhet të arrinim deri këtu, deri te alarmi publik?

Blendi Klosi: Në fakt është një pyetje e drejtë, por nuk është një përgjigje e vonuar pasi në drejtimin  e kësaj Ministrie unë kam disa mua dhe në porosi të drejtpërdrejtë të kryeministri dhe kërkesës së tij të vazhdueshme ne kemi shtuar shumë përpjekjet tona për një Shqipëri të pastër, një mjedis të pastër dhe kjo e kombinuar me turizmin pasi vetë ekonomia e shqipërisë e ka turzmin proritet shumë të rëndësishëm.

Në këtë kuadër kemi shtuar të gjitha përpjekjet, pasi në fakt nuk është diçka që ndodhi vetëm këto ditë, përpjekja jonë për rishikimin e të gjitha lejeve të guroreve, rishikimi i të gjitha atyre strukturave që ndosin mjedisin, rishikimi i të gjitha lejeve mjedisore për sa i përket land-fill-eve dhe trajtimit të mbetjeve urbane, rishikimi i problematikave me përdorimin e makinave të vjetra dhe një sërë problematikash të tjera duke vijuar pas të gjitha këtyre me Pastrimin dhe Gjelbërimin e Shqipërisë, janë pjesë e një ndezjeje të brendshme të ndjesisë kombëtare që :-

“Po, Shqipëria duhet të jetë e pastër”!

Në këtë kuadër mendoj që edhe ragimi erdhi nga një grup shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me zhvillimin e turizmit në zonën e Osumit dhe ata ngritën një shqetësim në platformën e bashkëqeverisjes. Me marrjen e atij shqetësimi, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit reagoi, të treja institucionet që kanë lidhje, pra qoftë Agjensia e Zonave të Mbrojtura, Agjensia Kombëtare e Mjedisit dhe Inspektoriati i Mjedisit trajtuan problematikën dhe pamë që :- Po, është e vërteta, leja e ndërtimi të këtij HEC-i jëpt në një zonë e cila mbase po të gjykosh në ftohtësi, në bazë të letrave nuk është në zonën e mbrojtur, pra nuk është mbi lum, por ama pengon drejtpërsëdrejt ujin në kanionin e Osumit dhe po ashtu prish të gjithë peizazhin e mrekullueshëm të asaj zone, pra dëmton Kanionin, i cili është një mrekulli e natyrës!

Gazetari: Keni thënë në daljet publike, se ka dokumenta të manipuluara…

Klosi:-Po, e vërtetë

Gazetari: Nga kush, kush është përgjegjesi kryesor?

Për mua përgjegjësit kryesorë janë kompania e cila ka marrë një leje për shfrytëzimin e ujit me koncesion me koordinata të gabuara.

E pastaj, mbi këto koordinata të gabuara është marrë vendimi për ndikimin në mjedis, i cili e gjykon përsëri (thash brenda kufijve ligjor, por në shkelje të logjikës që mund të ndërtohet një HEC në atë kanion ) e pastaj duke vazhduar  me lejen e shfrytëzimit e dhënë nga Ministria e Energjitikës, e pastaj me lejen e ndërtimit dhënë nga KKRT.

Të gjitha këto kanë qënë në kufij të rregullave, por në kundërshtim me parimet dhe në kundërshtim me atë që ne duam, që të kemi një Shqipëri të zhvilluar turistike.

Pra e them fare qartë që në do të kërkojmë një proces ndjekje të plotë të gjithë legjislacionit në këtë fushë, të hetimit administrativ për çdo njërin që ka gisht në këtë leje mjedisore…

Gazetari: Përfshirë edhe zyrtarë publikë?

Klosi: Duke filluar nga zyrtarët publikë, e duke vijuar pastaj se ç’duhet bërë me mënyrën logjike që në zona të tilla sensitive, që janë parësore për zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe në mbrojtjen e mjedisit ne të kemi vendime më të forta dhe radikale.

Duhet të ketë moratorium të plotë edhe të këtyre veprave publike nëpër zona sensitive, që mund të ketë një përfitim ekonomik në një biznes të caktuar…

Në fakt detyra e Ministrisë së Energjisë, ajo është që të prodhojë burime të reja energjie, por detyra e Ministrisë së Mjedisit është që të zhvillojë turizmin duke mbrojtur mjedisin.

Gazetari: Opinioni publik këto ditë ka qënë disi i paqartë lidhur me lejen mjedisore të dhënë për këto HEC-e, a ka skaduar kjo leje dhe si do procedohet më pas?

Ajo nuk është një leje mjedisore, ka një keqkuptim në media, ajo është një vendim për ndikimin në mjedis i cili ka pasur afat dy vjeçar dhe deri në momentin që është dhënë leja e KKRT ajo leje ka qënë e zbatuar, pra ka nje mosreakordoncë ndërmjet momentit kur është marrë vendimi i KKRT dhe momentit kur është zbardhur leja. Një përiudhë 7-8 mujore e cila ka krijuar edhe këtë parregullsi.

Por, për të qënë fare i qartë me publikun dhe i hapur them se në datën kur ne kemi shqyrtuar këtë dosje kemi filluar të gjitha procedurat për të ndaluar vendimin e marrë për ndikimin në mjedis, për ta bërë atë të pavlefshëm duke gjykuar se jo vetëm janë kjoordinatat gabim (se aty ka nisur gjithë historia), por edhe duke gjykuar që në atë zonë, me çdo çmim shteti nuk duhet të lejojë dhe nuk ka për të lejuar ndërtimin e një HEC-i që kanë ndikim të ajo bukuri natyrore

Gazetari: A kanë filluar ndërtimet në momentet që flasim?

Ministri Klosi: Jo nuk ka filluar asnjë ndërtim!