Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24” solli në vëmendje historinë e Agronit, i cili që prej moshës 12-vjeçare nuk ka pasur një çati mbi kokë, por për 50 vite rresht gjente ndonjë qoshe pallati të kalonte natën. Zemra e tij e mbushur me dashuri kërkonte që një ditë të kishte para, për të ndihmuar të varfrit. E vetmja gjë që kërkonte Agroni ishte një strehë.
Elvis Naçi së bashku me Sidrit Bejlerin e shoqërojnë Agronin brenda një apartamenti.
“Ky apartament i është dhuruar fondacionit, por tashmë është apartamenti yt”, thotë Naçi.
“Mos u çudit fare, se ëndrrat kthehen në realitet, ajo që duket e pamundur bëhet e mundur. Vëllai ynë i dashur hape derën dhe merri këto çelësa, se kjo shtëpi është shtëpia jote”, iu drejtua Elvisi Agronit.