Sipas vlerësimeve të para të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 318 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit hekurudhor në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu të provincës Tekirdag në Turqi, njoftoi nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Eyüp Gümüş, raporton Anadolu Agency (AA).
Gümüş në deklaratën për AA tha se vazhdon transferimi i të plagosurve nga toka dhe ajri drejt spitaleve në Stamboll dhe Tekirdağ.
Por tragjedia ështı rënduar në orët e vona ku deri tani deklarohen 24 të vdekur e 400 të tjerë janë plagosur. Vazhdojnë punimet tona në lidhje me incidentin”, tha Gümüş duke treguar se në vendin e ngjarjes ndodhen rreth 100 autoambulanca.