osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Kina përqendrohet në investimet në Europën Lindore”

“Kina përqendrohet në investimet në Europën Lindore”

Teksa një luftë tregtare pritet të shpërthejë midis Kinës dhe Amerikës, Kryeministri kinez, Li Keqiang takoi të shtunën liderat nga Europa Qendrore dhe Lindore në samitin që u zhvillua në Bullgari ku u diskutua në lidhje me mundësitë e investimeve.

Projektet rrugore dhe ato hekurudhore të financuara nga Kina ishin në krye të rendit të ditës në këtë samit, si pasojë e shqetësimeve që ato kanë shkaktuar në Bruksel dhe në disa prej vendeve më të pasura të Europës Perëndimore përsa i përket rritjes së ndikimit kinez në rajon.

Në takimin e ashtuquajturi “ Bashkëpuni 16+1”, Z. Li, u takua me liderat dhe me përfaqësues të firmave nga 11 shtete anëtare të BE-së dhe pesë vende të Rajonit të Ballkanit që shpresojnë të bëhen pjesë e këtij blloku.

Bisedimet e tyre u përqëndrohen në sipërmarrjet e përbashkëta në industrinë dhe sektorin e teknologjisë së lartë, infrastrukturës, bujqësisë dhe turizmit, u tha në një deklaratë për shtyp nga mikëpritësit bullgarë.

Por shqetësimet që ekzistojnë në këtë drejtim janë të shumta, sidomos në lidhje me faktin se ky samit mund të shërbejë si një përpjektje nga ana e Kinës për të konkurruar fuqishëm me projektet e BE-së, duke ndikuar kështu në ndarjen e bllokut.

“Ky samit nxiti spekulime të shumta jo vetëm në Bruksel por edhe në kryeqytete të tjera europiane, duke thënë se ato ishin një përpjekje kineze për të “ndarë dhe më pas për të drejtuar europianët”, citohej në një raport të Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) të publikuar në dhjetor të 2017.

Entuziazëm në rënie

Të premten që lamë pas, Kryeministri Li nxitoi për të minimizuar shqetësimet e Brukselit në këtë drejtim. “Bashkëpunimi 16+1 nuk është aspak një platformë gjeopolitike. Disa mund të mendojnë se një bashkëpunim i tillë mund të ndajë BE-në, por kjo nuk është e vërtetë”, tha ai pas bisedimeve me Kryeministrin bullgar, Bojko Borisov.

Kina e mbështet integrimin europian dhe BE-në e bashkuar, sepse ne e kuptojmë mjaft mirë rëndësisnë e BE-së në drejtim të prosperitetit global dhe paqes, vazhdoi ai më tej. Kryeministri Borisov shtoi se Kina nuk po kërkon të konkurrojë, por përkundrazi po mundohet që të plotësojë ndihmën e dhënë nga BE-ja në këtë rajon.

Por entuziazmi midis pjesëmarrësve ka ardhur duke rënë gjatë viteve, pasi paratë e premtuara nga Kina, dukë përfshirë këtu një një linjë kredie të premtuar prej 10 miliardë dollarësh dhe një fond investimesh prej 3 miliardë dollarësh, nuk janë matërializuar kurrë deri më tani.

“Europianët Lindorë janë të zhgënjyer (nga) niveli aktual i investimeve dhe mungesa e interesit për kreditë”, tha studiuesi nga ECFR, Francois Godement për gazetarët në Sofje nëpërmjet një video mesazhi.

Mosrealizmi i disa projekteve të mëdha infrastrukturore dhe energjitike ka krijuar një skepticizëm të lartë në Poloni dhe Rumani, ndërsa entuziazmi i Hungarisë dhe Serbisë, të cilat kanë arritur të tërheqin një pjesë të investimeve, është tani edhe “shumë më i ulët”, shtoi ai.

Tarifat e Trump-it

Takimi i Sofjes u zhvillua menjëherë një ditë pas hyrjes në fuqi të taksës prej 25% ndaj importeve kineze, në vlerë prej 34 miliardë dollarësh, e cila sinjalizoi njëkohësisht edhe fillimin e një prej luftrave më të ashpra tregtre, të zhvilluara ndonjëherë në histori, midis këtyre dy ekonomive të mëdha. Kryeministri Li tha se Kina do të hakmerret për vendosjen e një tarife të tillë ndërkohë që do të angazhohet për “zgjerimin e mëtejshëm të tregjeve duke lehtësuar kështu aksesin ndaj kompanive të huaja.

Sulmet e Presidentit amerikan Donald Trump kanë ndikuar në një ndryshim shumë të madh në qëndrimin e Kinës ndaj Europës dhe gjigandi aziatik tani “i drejtohet më me mirësjellje BE-së në lidhje me diskuimet përsa i përket çështjeve tregtare”, tha Godement.

Të premten që lamë pas, Z. Li theksoi gjithashtu “tregun gjigand dhe potencialin në rritje” të Kinës, duke shtuar se “mjedisi ndërkombëtar mund të ndryshojë”.

Megjithatë, tregjet e vogla në Europën Qendrore dhe Lindore duken një objektiv i pamundur për përpjekjet e Kinës për të kompensuar të ardhurat e humbura.

Adrian Nikolov nga Instituti i Sofjes për Ekonominë e Tregut vuri në dukje se tregjet në Azi janë një objektiv më i mundshëm.

Pritet që Kryeministri Li të zhvillojë edhe një takim me Kancelaren gjermane, e cila është treguar shumë e rezervuar në lidhje me samitin 16+1.

Edhe BE-ja po përjeton të njetën situatë me Amerikën, ndaj së cilës është thënë se do t’i vendoset një taksë prej 20% ndaj importit të makinave nga BE-ja. Blloku do të zhvillojë takimin e tij me Kinën, në mes të këtij muaji në Pekin.