osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Qeveria e vendosur: Gjobë deri në 3 milionë lekë kush “spiunon” tek ndërkombëtarët

Qeveria e vendosur: Gjobë deri në 3 milionë lekë kush “spiunon” tek ndërkombëtarët

Qeveria i ka qëndruar deri në fund masës së saj për kontrollimin e mënyrës sesi raportohen statistikat duke lënë në fuqi gjobat në projektligjin “Për statistikat” të depozituar tashmë në në Kuvend. Pak kohë më parë drafti u nxorr për konsultim të gjerë dhe më pas në 31 janar kaloi në qeveri pa ndryshime. Dënimet me gjoba lidhen me forcimin e cilësinë dhe kredibilitetin e të dhënave kombëtare por në sy bien edhe masat për ata që “spiunojnë” tek ndërkombëtarët.

Shprehimisht projektligji sanksionon se ” Për rastet e dërgimit të të dhënave zyrtare institucioneve ndërkombëtare nga ana e agjencive statistikore, pa njoftimin e INSTAT-it, dënohet me gjobë deri në 50 000 lekë. Për rastet e përsëritura, gjobat janë nga 50 000 lekë deri në 250 000 lekë për çdo shkelje. Për shkeljet e kryera nga institucionet publike gjoba i jepet titullarit të institucionit”.

Gjithashtu dënohen me gjobë personat që japin të dhëna konfidenciale ndaj të tretëve për qëllime kërkimore.  Moszbatimi ose shkelja e kërkesave të konfidencialitetit nga nëpunësi, përfshirë këtu dhe kohë kur ai ka lënë detyrën, ose nga një palë e tretë, së cilës i është dhënë e drejta për qëllime kërkimore, dënohet me gjobë nga 200 000 lekë deri në 300 000 lekë, përcaktohet në projektligj.

Gjobat janë parashikuar edhe për persona që pengojnë transmetimin e të dhënave që rrjedhin si detyrim nga ligji i ri.

“Moszbatimi ose shkelja e kërkesave për mosnjoftimin e përgatitjes së projektakteve, që mund të ndikojë veprimtarinë statistikore apo të pengojë transmetimin e të dhënave administrative për qëllime statistikore, përbën shkelje të rëndë disiplinore sipas legjislacionit për nëpunësin civil dhe titullari i institucionit dënohet me gjobë nga 50 000 lekë.  Për rastet e përsëritura, gjobat janë nga 50 000 lekë deri në 250 000 lekë për çdo shkelje. Për shkeljet e kryera nga institucionet publike, gjoba i vendoset titullarit të institucionit.

Projektligji i ri i jep të drejtën e vendosjes së gjobave Drejtorit të Përgjithshëm, kur të dhënat ose informacioni duhen dërguar në  INSTAT.

Gjoba vihet gjithashtu nga drejtuesi i agjencisë statistikore, kur të dhënat janë kërkuar nga agjencia statistikore përkatëse.

Kundër vendimit të gjobës mund të bëhet ankim tek drejtori i Përgjithshëm brenda 10 (dhjet) ditëve nga data e shpalljes ose e botimit të gjobës, i cili duhet të përgjigjet brenda 30 ditëve. Kundër vendimit të drejtorit të Përgjithshëm ose kur ai nuk përgjigjet, personi i interesuar mund t’i drejtohet gjykatës brenda 30  ditëve nga data e shpalljes s vendimit ose nga mospërgjigjja.