osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqiptarët dëbojn radikalin serb Amfillohije, nga kisha shqiptare në Ulqin (VIDEO)

Shqiptarët dëbojn radikalin serb Amfillohije, nga kisha shqiptare në Ulqin (VIDEO)

Kumtesë për opinion e Lidhjes Demokratike ne Mal te Zi

Lajmi në mjetet e komunikimit publik elektronik, se Kisha pravosllave Serbe, të dielën në orën 9:00, në mënyrë të organizuar do të zbarkojë në një “ekspeditë kishtare…” (!?) në Shasin e lashtë, ku mitropoliti Amfillohije do të ketë fjalën kryesore, shqetësoi shumë edhe anëtarët e LD në MZ-së, e posaçërisht banorët e kësaj treve të qetë, paqëdashëse e mikëpritëse, të lashtë iliro shqiptare, po edhe mbarë paqëdashësit e liridashësit, sidomos kur e dime mirëfilli aktivitetin e kësaj Kishe dhe të udhëheqësit të saj, e cila dhe i cili, sidomos pas vitit 1989, janë të njohur për sulme në forma të ndryshme, ndaj monumenteve kulturo historike tonat dhe provokimeve ndaj treva shqiptare, me qëllim përvetësimit të tyre, duke u munduar me falsitetin e tyre të vrazhdtë, arrogant e agresiv të thonë se këto ishin dhe janë monumentet kulturo-historike të tyre dhe se këto troje u përkasin atyre!

Këtë e kanë dëshmua dhe provua ne veprat e tyre, fjalimet e tyre plot mllef e urrejtje me qëllime ekspanzioniste antishqiptare, me ekspedita te Kisha e Krajës, në Guci etj.që me okupimin e ishujve në liqenin e Shkodrës, kishës në Guci, majës së malit të Rumisë – me “godinën” maketë prej hekuri në formë kishe, e cila fluturoi me helikopterët e ushtrisë serbo-malazeze, ekspeditës në Tarabosh e tash “…e paskan vu në rend të tentimit për përvetësim, e çdo herë në petkun e mantijat pravosllave “ edhe të qytetin e lashtë të Shasit!

Prandaj, të shqetësuar për pasojat, me anë të kësaj komunikate u drejtohemi organeve kompetente shtetërore që të parandalojnë këtë “fushatë serbo-pravosllave” në Shasin e lashtë mijëvjeçar.

Ne, këtë ardhje, të paftesë, në pronat komunale tona e konsiderojmë si një prej provokimeve më të mëdha që po u bëhet banorëve dhe trojeve tona të qeta.

Shpresojmë se kompetentët shtetërorë do të jenë në nivelin e obligimeve ligjore dhe do të respektojnë, ose së paku kanë obligim të respektojnë realitetin, të vërtetën. Liturgjitë fetare mbahen në faltoret përkatëse e asesi në hapësirat e monumenteve kulturp-historike, siç është edhe qyteti i vjetër iliro-shqiptar – SHASI.

Ulqin, më 06. 07. 2018

PËR KËSHILLIN PËR INFORMIM të LD në MZ-së

M.Bardhi, kryetarZgjohuShqiptar.info