Keni pyetur shpesh herë veten se cili nga politikanët shqiptarë është më i pasuri dhe nuk keni mundur të merrni një përgjigje. Siç duket më në fund përgjigja ka ardhur. Politikani më i pasur është politikani kosovar Visaj Arifaj, i cili posedon një pasuri prej 1 miliard dollarësh, saktësisht: 1,000,189,088.02 euro.
Visar Arifaj është kryeatari i Partisë së Fortë dhe ai e ka shpallur zyrtarisht veten milioner.
Sipas mediave kosovare, është piktura e bërë nga vetë ai në vitin 1995, të cilën siç dihet e ka prezantuar si punim që ka vlerën prej një miliard euro.
Mund të duket e pabesueshme, por Arifaj është lideri më i ri partiak në vend, por edhe më i pasuri.
Sipas raporteve bëhet e ditur se shtëpia e tij e ka vlerën 100.000 euro, por edhe se Arifaj posedon 50% të aksioneve tek kompania “Trembelat”, rreth 180 mijë euro.
Kryetari i Partisë së Fortë duket se nuk mbetet mbrapa as me rrogat, pasi merr 1200 euro pagë vjetore nga Kuvendi Komunal, si dhe 1344 euro pension vjetor.