Mbrëmjen e djeshme Berisha publikoi një foto të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ndodhej në aeroport duke u kthyer në Shqipëri, pas pjesmarrjes në Sesionin e Parë të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe që u mbajt në Maltë, ku Balla u zgjodh dhe President i këtij Parlamenti.
Rrjeti e ka kryqëzuar Berishën me komente, ku shumica prej tyre i kërkojnë që të heqë dorë nga kjo strategji qesharake postimesh.