Një aksident i rëndë ndodhi në Suharekë, ku pesë persona kanë humbur jetën. Dy fëmijë, një çift bashkëshortor dhe nëna e burrit i cili ishte duke drejtuar mjetin kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Prizren.
Telegrafi ka raportuar se të njëjtës familjeje, e njëjta ngjarje e rëndë iu kishte ndodhur edhe para 29 viteve.
Telegrafi mëson se babai i viktimës J. S, së bashku më dy vëllezërit e tij kishin vdekur në një aksident komunikacioni në rrugën e Duhles.
Sot, Suhareka do të mbajë ditë zie në përkujtim të pesë viktimave-anëtarë të së njëjtës familje që vdiqën dje si pasojë e një aksidenti në trafik në magjistralen Duhël-Suharekë.