Paniku dhe frika nga tërmetet ka mbërthyer banorët e Shqipërisë së Mesme që prej të enjtes që lamë pas, kur një lëkundje me magnitudë 5.1 ballë i shkallës riter lëkundi jo vetëm Gjirin e Lalëzit ku ishte epiqendra, por thuajse gjithë vendin.
Sizmologët sqaruan që atë ditë se tërmetet do të vijojnë, por pa përhapur panik. Në fakt, ashtu ndodhi. Tërmetet edhe pse kanë vijuar, duke shënuar mbi 600 lëkundje të vogle prej asaj dite, nuk ka shkaktuar dëme të tjera, pasi lëkundjet kanë qenë të vogla dhe të papërfillshme.
I fundit i shënuar është ai i natës së mbrëmshme në orën 22.49 minuta me epiqendër në Fushë Krujë dhe me magnitudë 1.8 ballë.