Një studente tepër e talentuar është pranuar në më shumë se 100 kolegje dhe i janë ofruar deri tani 4.5 milionë dollarë bursa.
Tashmë ajo nuk ka asnjë shqetësim për të ardhmen e saj, sepse mori “stuhi” ofertash të pranimit në bazë të meritës së njohurive.
“Kur mora emailet e para isha: Ok, kjo po ndodh vërtet nuk është ëndërr! Nuk mendoja se do ja dilja me kaq sukses.” – u shpreh Jasmine.
Harrison u pranua në plot 133 kolegje sipas emaileve që ka marrë në llogarinë e saj dhe ajo u ndihmua nga mësuesit e saj që të vendoste se kë të pranonte përfundimisht dhe ku do studionte.
17-vjeçarja shpjegoi se ka kaluar orë të tëra me një aplikim të vetëm që të sigurohej se çdo fjalë ishte korrekte në letrën e aplikimit.
Harrison ka vendosur të regjistrohet në Kolegjin Bennett, i cili i ofroi asaj një udhëtim të plotë, me një diplomë tejet të vlefshme në biologji.
Jasmine shpreson që të bëhet një infermiere e njësisë së kujdesit intensiv neonatal (që merren më fëmijët e porsalindur), por kjo ka habitur jo pak njerëzit që e njohin historinë dhe njohuritë e saj.