Një i ri ka përfunduar në spital me dëmtime serioze pas rënies nga kati i pestë i një pallati në Elbasan. Dyshimet e policisë janë se K.K. nga Tirana, është hedhur nga lartësia në përpjekje për tu vetëvrarë. Sipas të njëjtave burime, i riu dyshohet se dyshohet vuan nga çrregullime mendore.
“Në lagjen ‘Sul Papri’, Elbasan, shtetasi K.K., rreth 25 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i një pallati. Shtetas K.K., menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut”, njoftoi Policia lokale.
“Nga veprimet paraprake rezulton se shtetasi K.K dyshohet vuan nga çrregullime mendore dhe ka ardhur nga Tirana ku ka hipur ne një pallat dhe është vetë hedhur”, shtuan të njëjtat burime.