Ish-presidenti i PD-së, Bujar Nishani është një tjetër personazh i cili ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar e ka konsideruar si aferë korruptive.
Por, ndryshe nga PD e cila po e përdor Teatrin dhe disa (të pakët në numër) aktorë për kapital politik, Bujar Nishani sulmon për një arsye krejt tjetër, që nuk ka të bëjë me politikën, por me përfitimin personal të familjes së tij duke shfrytëzuar luftën politike.
Mjafton të shohësh dokumentat e sjella nga “TemA” në 2013 ku tregohet se si e shoqja, Odeta Nishani është trashëgimtare e një prone të paraardhësve të saj ngjitur me territorin e TK, për të kuptuar se për çfarë luhet e gjithë loja e Bujar Nishanit.
Prona e Odeta Nishanit siç duket nga dokumentat në truallin ku ndërtuesi do zhvillojë zonën, është pronare. Ai truall është dhënë për ndërtim nga familja Nishani dhe ka një marrëveshje ku në shkëmbim të truallit, familja përfiton 8 apartamente.
Mirëpo, mesa duket Nishani duke shfrytëzuar luftën politike kërkon që ta rrisë pazarin. Nishani ka kërkuar nga zhvilluesi i zonës që nga 8 apartamente që ka nga marrëveshja e parë, të përfitojë 12 apartamente.
Pra, Nishani kërkon ta rrisë pazarin me 4 apartamente të tjera.
Thënë këtë, duke u bazuar në dokumemtat e publikuara që para 5 vitesh, kuptohet qartë se cili është halli i Bujar Nishanit dhe se si po e përdor ai betejën politike për përfitimin e tij direkt. (TemA)