Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me mënyrën si e ka pritur fitoren e kombëtares së saj përballë Rusisë në Botëror.
Presidentja ka ndjekur mbrëmë ndeshjen në stadium në Rusi, ku pas fitores ajo ka festuar si ‘e çmendur’.
Siç shihet në video, presidentja Kitaroviç qohet në këmbë duke festuar në afërsi të kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Kroacia mposhti Rusinë me penallti, duke kaluar në gjysmëfinalen e Botërorit 2018.
Kolinda Grabar-Kitarovic igra na TREBINI za drugi GOOOO pic.twitter.com/U8336qmBzy
— ADKO DJO (@DjoAdko) July 7, 2018