Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e vona të natës së kaluar në Dhërmi. Mësohet se disa të rinj janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me armë në ajër.
Ngjarja është shënuar në lokal ‘Havana’ në zonën e plazhit, pas sherrit, ku disa persona kanë ikur me vrap dhe për pasojë janë plagosur me qelqe.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e sherrit mes të rinjve, si dhe për të kapur autorët.