Zyrtarët në Kaliforni thonë se zjarret që kanë përfshirë zonën në kufi me shtetin e Oregonit kanë shkaktuar një të vdekur, ndërsa vazhdojnë të fuqizohen.
Autoritetet thonë se zjarret kanë shkatërruar ndërtesa dhe kanë detyruar evakuimin e qindra njerëzve.
Zjarri shpërtheu të enjten dhe më pas u përhap nga 400 hektarë që pati përfshirë në fillim, në 3 mijë e 200 hektarë. Flakët arritën deri në shtetin fqinj të Oregonit.
Zjarri përbën kërcënim për rreth 300 shtëpi pranë Hornbook-ut, një qytezë e vogël rreth 22 kilometra në jug të kufirit me Oregonin.
Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajon, për shkak të zjarrit./VOA/