Nga akuzat për kupolën e PS që vendosi të zhduk Teatrin Kombëtar në Pazar të pistë me bosin e molepsur në skandale financiare të firmës “Fusha”, opozita e përfaqësuar nga Ervin Salianji, i është vërsulur direkt dhe hapur Çim Fushës, me akuza deri familjare, për përfshirje në krime e korrupsion me mafien shtetërore të “Rilindjes”.
Pas daljes së sekretit të PS, për prishjen e godinës së Teatrit, PD e ka cilësuar ndërtimin e kullave, si projekt të kupolës së PS, në Pazar me oligarkun mafioz Fusha, që sipas PD përlanë gjithë tenderët e punëve publike të bashkisë së Tiranës, dhënë nga Erjon Veliaj.
Mirëpo tenderët e firmës “Fusha”, nuk gjenden vetëm në “fushën” e bashkisë ngjyrë “mavi” të Tiranës, por edhe në një bashki ngjyrë “blu”, në periferi e kufi me bashkinë e PS, ku firma “Fusha” ka gjetur “fushë” të lirë për të marrë tendera në miliarda lekë shërbime e investime punësh publike.
Nuk e dimë nëse kanë dijeni apo jo udhëheqësit e PD, por vetëm 14 km larg SHQUP, në Bashkinë e Vorës që drejtohet nga një udhëheqës i PD dhe krushk i Fatmir Mediut, aleat dhe deputet i PD, bosi i firmës “Fusha” vazhdon të marrë tendera me miliarda lekë edhe me afat deri në vitin 2021, ndërsa PD e quan mafioz, të gjithë ata që i kanë dhënë e i japin tendera, bosit mafioz të firmës “Fusha”!
Po e konkretizojmë me disa fakte tenderësh, me vlerë miliarda lekë pastrim e ndërtim rrugësh, që udhëheqësi bashkiak i PD-Vorë, i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë oligarkut Fusha.
Operatori Ekonomik Kontraktues “Fusha” Shpk, me Nipt: J61922018S, tender me objekt “Asfaltim i rrugëve Domje, Rruga Ramadin Zazckocki, Rruga Kodra e Totëve, Rruga Ismail Qemali, Rruga Naim Frashëri, njësia administrative Bërxull dhe Bashkia Vorë”, me vlerë 103 milionë, 307 mijë e 732 lekë të reja pa TVSH, data e lidhjes së kontratës 20 qershor 2017, afati punimeve 300 ditë!
Operatori Ekonomik Kontraktues “Fusha” Shpk, me Nipt:J61922018S, tender me objekt “Sistemim, asfaltim rikonstruksion segmenti Rruga Shehlerëve-Rruga Kodër, Bërxull, financuar nga të ardhurat e Bashkisë-Vorë”, me vlerë 810 milionë e 033 mijë e 864 lekë, me datë të lidhjes së kontratës 1 korrik 2016, me kozgajtje të kontratës deri në datën 30 qershor 2021 (5 vjet).
Sipas faqes zyrtare të bashkisë “blu” në Vorë, oligarku FUSHA, ka fituar tenderët në këto lloj punimesh:
- Fshirja e rrugëve të asfaltuara, shesheve dhe trotuarëve të teritorit të bashkisë
- Grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave urbane
- Dizifektimi i kontenierëve dhe pikave të grumbullimit të mbeturinave urbane
- Spërkatja me ujë e rrugëve
- Mbulimi i mbeturinave, në fushën e shkarkimit
- Pastrime ditore nga mbeturinat, punime, krasitje, ujitje, plehërime në drurë dekorativë
- Pastrime ditore nga mbeturinat, punime, krasitje, ujitje, plehrime në shkurret dekorative 8. Pastrime ditore nga mbeturinat, punime, krasitje, ujitje, plerhime gjelbërimi në bordure
- Pastrim dhe fshirje ditore, nga mbeturinat në rrugë e sheshe
- Pastrime ditore, punime, mbjellje lule, ujitje, prashitje, plehërime të luleve sezonale
- Pastrim ditor, kositje bari, plehërime, ujitje bari dekorativ
- Ruajtje objekti, pastrime, fshirje ditore, shërbime në bimësine e mbjellë në zonë
- Pastrime ditore, punime, prashitje, mbjellje farërash e fidane, ujitje dhe plehërime në fidanishte./Pamfleti