Petrit Vasili ka nxjerrë në pah “shpirtin artistik” të tij. Ai e ka sulmuar Ramën për Teatrin Kombëtar, me një skenar makbethian.
Sipas Titit të partisë:
“Teatri, duart e pergjakura Makbethiane, qe nuk do te lahen kurre.
Kunder Teatrit dhe jo ne Teater;
ne parlament ne nje salle ku era e rende e injorances kuterbon dhe jo ne Skenen e Teatrit;
nga 75 obskurantiste, shpirtshitur e inkuizitore dhe jo nga te verte aktore,
…..u luajt Makbethi qeveritar,grabitqar, syshqyer, zgerdhites.
Sipari ra ne skenen e rreme parlament por ne duart e tyre gjaku kullon e kullon….. ne duar, ne mendje ne ndergjegje.
Do te doje nje dite, nje mesdite, nje muzg, nje nate te thelle Makbethi kryeqeveritar qe t’i laje duart.
Por do te vuaje pa fund sepse sa me shume t’ i laje aq me shume ato burojne gjak.
Do perpiqet t’i fshije pas rrobave, pas karriges, pas shpines se sejmeneve shpineperkulur, por më kot, ato perserijne burojne e burojne gjak.
Nga ankthi, nga gjumi qe e ka braktisur, nga gerryerja pa sherim e ndergjegjes, nga buçima nder veshe e mallkimeve qe vijne nga fundi i shpirtit, nga urrejtja qe vjen nga syte me lot….Ai nuk do clirohet kurre.
Vetveten nga fantazma e vetes nuk do te mund ta ndaje kurre.
Ç’fund i tmerrshem e i frikshem…..”, shkruan Vasili./EKSKLUZIVE.AL