Një sasi droge me vlerë 10 milionë euro është sekuestruar në brigjet e Salentos. Aksioni është zhvilluar nga Guardia di Finanza , ku në pjesën e fshehur të një motoskafi, është gjetur sasia prej 1 ton e drogës së kapur.
Operacioni ndërkombëtar i koduar “Themis”, është zhvilluar nga Frontex dhe Policia shqiptare. Sasia e marijuanës vinte nga Shqipëria.
Në njoftimin e Guardia di Finanza thuhet se operacioni Themix 2018 u zhvillua në bashkëpunim me policinë shqiptare, dhe se për ardhjen e skafit drejt Brigjeve të Salentos, ka qenë sinjalizimi i policisë shqiptare që ka bërë të mundur zhvillimin e operacionit.
Policia ka patur dyshime sepse skafi ishte shumë i zhytur poshtë. Droga ishte e fshehur brenda 49 pakove. Skafi po drejtohej nga 3 skafistë, dy shqiptarë nga Vlora, raportojnë mediat italiane me moshë 30 dhe 34 vjeç, dhe një italian 65 vjeç. Dy skafistët shqiptarë janë identifikuar si A.M. dhe E.A të dy nga Vlora, dhe M.G, italiani, i lindur në La Spezia.
Që nga fillimi i këtij viti Guardia di Finanza ka konfiskuar 9 skafe me rreth 13 ton drogë, ndërsa 28 trafikantë janë arrestuar.
Njoftimi i Guardia di Finanza