Një ngjarje jo normale ka ndodhur në parlament, kur është shfaqur në sistemin elektronik dhe votimi i Vangjel Tavos, i cili në fakt nuk ishte në sallë për arsye shëndetësore. Por Vangjeli ka votuar, sepse sistemi elektronik i numërimit nuk gënjen. Natyrisht që vota e Tavos pas verifikimit nuk u quajt e vlefshme, kështu që ligji kaloi me 76 vota. Mirëpo Monika dhe partia e saj menjëherë pas votimit shfaqën në media listën e deputetëve votues dhe deklaruan se votimi pë Teatrin ishte nul, sepse ishte manipuluar.
Duke përdorur zhargon qesharak që kanë mësuar përmendësh dhe e recitojnë për t’u a thënë qytetarve ja çfarë deklaruan me anë të autorit të këtij inskenimi Petrit Vasali:
“Manipulohet votimi i ligjit për teatrin, përgjegjësi penale nga kryetari tek më i fundit. Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit për teatrin. Deputeti Vangjel Tavo që mungonte në seancë rezulton votues. Ky është një manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda sallës së Kuvendit nga po ata që vodhën votat në 25 qershor. Ky votim është nul dhe kryetari i Kuvendit Ruçi duhet të deklarojë që sot anulimin e votimit dhe përsëritjen urgjente të votimit, përndryshe ai si institucion ka rënë juridikisht, politikisht dhe moralisht. Prokurorja e Përgjithshme të fillojë hetimin për këtë vepër penale shumë të rendë të manipulimit të votimit parlamentar. Tanimë hajdutët e votave janë ulur këmbëkryq në parlament dhe në krye të qeverisë. Nëse prokuroria mbyll sytë edhe përpara kësaj atëherë çdo qëndrim ndaj saj është plotësisht legjitim”
Mirëpo e vërteta është krejt ndryshe. Edhe njëherë, sistemi elektronik i votimit nuk gënjen dhe dikush ka votuar me kartonin e Vangjel Tavos. Kartoni i deputetit rri gjithmonë mbi tavolinë e deputetit dhe Tavos nuk ka asnjë mundësi të i’a përdori një deputet tjetër, përveç atyre që janë pjesë e grupit të tij parlamentar e konkretisht deputeti që qëndron ulur, ngjitur me të, që në rastin e Tavos është vetë Vasali, i cili nuk u ngrit për të protestuar tek foltorja në momentin e votimit, por qëndroi ulur në vendin e tij, deri në fund të votimit gjë që vërtetohet dhe nga foto kryesore e momentit të votimit.
Pra Tavo votoi por me dorën e Vasalit për të krijuar një tymnaj tjetër dhe për të bërë zhurmë se gjoja na qenkan vjedhur votat dhe votimi është nul. Kjo tregon qartë se ku janë katandisur këto fantazma politie që përpara se të futen në parlament mendojnë trillime për të krijuar revoltat e tyre qesharake. Parlamenti ka kanmera dhe zoti Ruci e ka për detyr për të diskretituar këto intrigantë të pandalshëm./Ekskluzive.al