Osho është filozofi i madh indian (Shree Rajneesh), një nga spiritualistët më të mëdhenj të shekullit të XX.
Osho është i njohur për kontributin e tij në shkencën e transformimit të brendshëm, vazhdon që të inspirojë miliona njerëz në mbarë botën.
OSHO arriti që t’i japë jetë bërthamës së rinovimit të qenies njerëzore, e cila është vetëdija.
Ai e arriti këtë gjë me fjalët e tij, duke transformuar fenë në një “shkencë të shpirtit” duke e rilidhur me realitetin e njeriut të shekullit XX.
Veprat e OSHO nuk janë vetëm filozofike, por edhe praktike e aktuale për të shkuar në rrënjët e nervozizmit dhe patologjive psikike nga të cilat po vuan gjithnjë e më shumë shoqëria moderne.
Në vijim, supershendeti.com do t’ju njohën me disa nga shprehjet filozofike dhe praktike të OSHO-s, që do t’ju bëjnë ta shohni veten dhe realitetin me sy tjetër…
Optimizëm të mbarë!
1. Përdoreni energjinë me dashuri, përdoreni në ndonjë akt krijues, përdoreni në miqësi, përdoreni në meditim, bëni diçka me të që t’ju ngrejë lart.
Dhe sa më lart të shkoni, burimet e më shumë energjie bëhen të disponueshme për ju.
Në pikën më të lartë të vetëdijes, ju jeni gati një Zot.
Kjo është në duart tuaja!
2.“Të mendosh se e njeh shumë mirë gruan tënde, është një mendjelehtësi.
Si mund ta njohësh ti atë grua?
Si mund ta njohësh ti atë burrë?
Janë proçese, nuk janë gjëra.
Gruaja që ti ke njohur dje, sot nuk është më: ajo është gjithmonë një tjetër, totalisht ndryshe.”
3.“Ti je përgjigjja, por je krejtësisht i përgjumur.
Përgjigjja është brenda teje.
Ti je vetëm një farë.
Ke nevojë për dheun e duhur, ke nevojë për një kopshtar, ke nevojë për bashkëpunimin e për vullnetin tënd që të vdesësh si fare që pastaj të mund të lindësh si pemë.”
4.“Përmes dashurisë, hedhja e egos është e thjeshtë. Kjo është aq e natyrshme pasi vet dashuria është frymëzueshmëri natyrore.
Çdo gjë tjetër është jonatyrore kur të krahasohet me rrugën e dashurisë.”
5.“Tërë përpjekjet e shkencës nuk janë asgjë tjetër përpos kërkime për jetën e amshuar, e gjithashtu edhe tërë përpjekjet e religjioneve nuk janë asgjë tjetër përveç kërkim për jetën e amshuar”
6.Çdo fëmijë lind si individ, por tepër rrallë njeriu vdes si individ.
Me gjithë qëllimet më të mira, prindërit, mësuesit, udhëheqësit, klerikët dhe të ngjashmit na mbjellin idenë e konkurrencës, rivalitetit, ambicies, duke krijuar kështu prej çdo fëmije qenien e cila me jetën takohet në lufta mendimesh, me fjalë të tjera, në dhunë, në agresivitet.”
7.“Nëse e dashuron një lule, mos e këput.
Sepse nëse e këput, ajo vdes dhe pushon së qëni ajo që dashuron.
Kështu që… Nëse e do një lule, lëre të jetë…
8.”Dashuria nuk është zotërim. Dashuria është vlerësim”.
9.“Përjetoje jetën në gjithë mënyrat e mundshme… e mirë-e keqe, e hidhur-e ëmbël, errësirë-dritë, verë-dimër. Përjeto gjithë dualitetet.
Mos ki frikë nga eksperienca, sepse sa më shumë eksperiencë që të kesh, aq më i pjekur do të jesh”.
10.“Trishtimi jep thellësi.
Lumturia jep lartësi.
Trishtimi jep rrënjë.
Lumturia jep degë.
Lumturia është si një pemë që ngjitet drejt qiellit, dhe trishtimi është si rrënjët që shkojnë poshtë në tokë.
Të dyja nevojiten, dhe sa më lart të hskojë një pemë, aq më thellë shkon, njëkohësisht.
Sa më e madhe pema, aq më të mëdha rënjët.
Në fakt, janë gjithmonë në proporcion.
Ky është ekuilibri i saj”
11.“Të jesh krijues do të thotë të jesh në dashuri me jetën.
Ti mund të jesh krijues, vetëm nëse e do jetën mjaftueshëm, sa që të duash t’i rrisësh bukurinë, të duash të sjellësh pak më shumë muzikë, pak më shumë poezi, pak më shumë vallëzim”
12.“Miqësia është dashuria më e pastër.
Eshtë forma më e lartë e dashurisë, aty ku nuk kërkohet asgjë, nuk ka kushte, ku njeriu thjesht jep dhe e shijon”
13.“Jeta fillon aty ku merr fund frika”
14.“Hiq dorë nga ideja për t’u bërë dikushi, sepse ti je tashmë një kryevepër. Nuk mund të përmirësohesh. Vetëm duhet që ta kuptosh kush je”
15.“Duke rënë në dashuri, ti mbetesh fëmijë; duke u rritur në dashuri, ti maturohesh.
Me kalimin e kohës, dashuria bëhet jo një marrëdhënie, por një gjendje e qenies tënde.
JO se je në dashuri – ti tani je vetë dashuria”.
16.“Kurajo është një marrëdhënie dashurie me të panjohurën”
17. “Një fëmijë është një rilindje e zotit.
Ai duhet të respektohet dhe atij duhet t’i jepet çdo mundësi për tu rritur dhe për tu bërë jo ashtu siç do ti, por ashtu siç është potenciali i tij.”