Nga 6 kate dhe 2000 m2 mjedise, kanë deklaruar vetëm 1 kat, treshja Kola-Anisa-Tafa kanë suita personale falas
Kampi i punëtorëve në qendër të Plazhit Durrës, vetëm 4 kilometër larg nga qendra e qytetit, vetëm 10 metër larg nga rruga kryesore, vetëm 1 metër larg nga rëra dhe vetëm 20 metër larg nga uji i detit, në letrat e Konfederatës Sindikale të Shqipërisë, figuron si pasuri në administrim prej sindikatës, me Nr. 44/25 në Hiptekën e Durrësit, ndërsa në letrat e xhepit të “bajraktarit” të sindikatës Kolë Nikollaj që firmosen dhe nga “sillot” e tij Subashi e Koleci, figuron sikur mjediset e kësaj shtëpie pushimi, ose të ardhurat prej saj përdoren për çlodhjen e minatorëve, naftëtarëve, mësuesve, fasoneristëve, ndërtuesve dhe gjithë punëtorëve të çdo sektori.
Faktikisht, si shumë prona të tjera të Konfederatës Sindikale, që janë bërë “ushqim” i “çakallit” Kol Nikollajt e parardhësve të tij, rezulton se edhe ky kamp 6 katësh në qendër të Plazhit-Durrës, që shteti ia ka dhënë sindikatës vënë përdorim vetëm për çlodhjen e punëtorëve, po përdoret si “plaçkë private” pasurimi prej Kolë Nikollës e shërbestarëve që mban rrotull vehtes edhe “për gjëra të tjera”.
Siç e thamë, ky kamp është dhënë për 20 vjet me qira, nga “krye-esnafi” kryesindikalist Kol Nikollaj, në favor të mafiozit nga Bosnjë&Hercegovina Anes Sadikoviç, me kontratë Nr. 6965 Rep. dhe 3669 Kol., datë 13.11.2017, pranuar prej noteres Majlinda E. Demollari, qiraja mujore të cilit në total është 490 mijë euro.
Por sipas kontratës, këtë pasuri me bazë sipërfaqeje të brendshme shfrytëzimi 786.40 m2, objekt me 6 kate dhe me 3000 m2 ambjente të jashtme që e rrethojnë këtë shtëpi pushimi, Kola e ka dhënë me qira 2200 euro m2 në muaj, ose me klering 3 makina në muaj, nga një për secilin nga “tre muskëtjerët” e KSSH.
Në kontratën “NIKOLLAJ-SADIKOVIÇ”, kjo shtëpi pushimi e dhënë me qira për 20 vjet, në 5 vitet e para me 24 mijë euro në vit dhe në 15 vitet e tjera me 28 mijë euro në vit, janë bërë 2 pisllëqe të tjetra, që pazarxhiu sindikal Kolë Nikollaj, mafiozi boshnjak Anes Sadiokoviç dhe noterja Majlinda Demollari që duhet të shikoj letrat dhe hartat e pasurisë para firmosjes, nuk i kanë përcaktuar qëllimisht në kontratën e qirasë.
Në kontratën e qirasë, janë deklaruar vetëm 786.40 m2 sipërfaqe objekti dhënie me qira, sikur shtëpia e pushimit të punëtorëve të jetë objekt me 1 kat, ndërsa në realitet është me 6 kate, por gjithashtu në kontratë nuk është pasqyruar sipërfaqja territor i jashtëm, pjesë pronësore e kësaj shtëpie pushimi, por me sa duket, ata që e njohin zhambaz Kolën e kuptojnë, që 5 katet dhe mjediset rrotull janë “rregulluar në mirëkuptim” privatisht mes palëve.
Pas informacionit, se Kola dhe 2 “sillot” e tij, kishin “Suita personale e familjare” në këtë shtëpi pushimi, “Pamfleti” telefonoi si klient, për prenotimin e një “suite”, por menaxherët e kampit të punëtorëve në letra, që tani quhet “Metropolisë Palace”, na shpjeguan se suitat ishin të prenotuara, ndërsa 3 prej tyre që ishin të lira, na thanë se janë suita personale të 3 drejtuesve të Konfederatës Sindikale me të gjithë shërbimet falas, të lëna jashtë numrit të dhomave dhe vlerës së ushqimit e mjediseve të tjera, në mirëkuptim mes dy bosëve Nikollaj-Sadikoviç!
A kanë qenë ndonjëherë me pushime në këtë super-kamp pronë të tyre minatorët, naftëtarët, mësuesit, tekstilistet, apo punëtorë të çdo sektori që janë anëtarë të sindikatës së Kolës?
Sipas deklarimeve për “Pamfleti”, ata jo vetëm nuk kanë pushuar në këtë kamp, por as e kanë parë me sy, as nuk dinë gjë për kontratën e lidhur nga Kola me mafiozin nga Bosnja & Hercegovina dhe as nuk dine se çfarë bëhet me milionat e qirave, madje kur disave prej minatorëve ua treguam pamjet e kampit të Durrësit, ata e kujtuan si “Rezidencë Sheikësh” në Dubai. (Skandalet vijojnë, me listën e udhëtimeve që ka bërë nëpër botë, treshja e “efendilerëve” të Konfederatës Sindikale Nikollaj-Subashi-Koleci). /Pamfleti