Gjashtë janë vrarë “rastësisht” në protestë, atentat dhe aksident rrugor
Safet Zhulali/ Ish-ministri i Mbrojtjes, që në vitin 1997 vërsuli ushtrinë dhe avionët me LHL kundër popullit, braktisi postin dhe u arratis në Itali me familjen, rikthehet në Shqipëri pas 4 vitesh ekzil dhe deklraon në RTSH, se “ngjarjet e 97-ës janë gropë e zezë, që nuk do të hapet kurrë”, por “befas” sëmuret rëndë dhe nën përkujdesjen e Sali Berishës, çohet “për kurim” dhe vdes në një spital provincial napolitan në Itali, pas vdekjes Saliu i bëri vajzën drejtore në Ministrinë e Jashtme, gruan avokate dhe dhëndrin Bumçi, ia bëri 3 herë ministër e deputet në vazhdim.
Pjeter Arbnori/ Simboli antikomunist i PD, që si kryetar kuvendi e “bekoi”dy herë Saliun “President Republike”, një herë në zjarrin e luftës civile të ’97-ës, dinte gjithë prapaskenat e bëra prej Berishës në vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër, por “sëmuret befasisht” dhe nën përkudjesjen e Saliut, çohet urgjent “për kurim” në Itali, por ndahet nga jeta më 8 korrik 2006, në të njëjtin spital napolitan dhe nga e njëjta sëmundje që vdiqën Zhulali dhe Spahia.
Bashkim Gazidede/ Ish-shefi i SHIK, “puseta” e gjithë krimeve që piketonte, ideonte dhe urdhëronte Sali Berisha kundër individëve të politikës, medias, opozitës, biznesit, në vitin 1997 arratiset dhe kthehet në vitin 2005 kur Saliu e gradoi “Shef i hipotekave”, por “sëmuret befasisht” dhe nën përkujdesjen e Saliut, çohet urgjent “për kurim” në të njëjtin spital në Itali, ku u çuan Zhulali, Spahia e Arbënori dhe vdes atje, nga e njëjta sëmundje si ata.
Ferit Hoti/ Një nga miqtë më të afërt të Sali Berishës qysh nga vitet studentore, dinte shumë sekrete të Berishës edhe për ngjarjet dhe vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër, dinte gjithë pazaret e bëra për eleiminimet në PD, Saliu e bëri deputet të PD, por “befas sëmuret rëndë” dhe në përkujdesjen e Berishës çohet “për kurim” në Itali, në spitalin ku Saliu kishte dërguar edhe të tjerët, por ndahet nga jeta në atë spital dhe nga e njëjta sëmundje!
Gëzim Dibra/ Ish deputet i PD, dinte gjithë veprimtarinë e Berishës gjatë viteve 1990-1992 në Shkodër, por “befas sëmuret rëndë” dhe nën përkujdesjen e Sali Berishës, çohet urgjent “për kurim” në Itali në të njëjtin spital ku ishin dërguar të tjerët, ku ndahet nga jeta pa u dhënë asnjë shpjegim për sëmundjen e tij “të papritur”, Sali Berisha e përcolli me homazhe, lule dhe lotë!
Kolin Gjoka/ Ish-kryetar i Forumit Rinor të PD, i zgjedhur nga të rinjtë me votë të pastër, konsiderohej figurë potenciale në rradhët e politikanëve të rinj të PD, nuk bënte kompromise, i kishte kërkuar Berishës pastrimin e PD nga spiunët dhe shkatërruesit e saj, por “befas sëmuret rëndë” dhe nën përkujdesjen e Berishës, u çua “për kurim” në të njëjtin spital napolitan në Itali, ku ndahet nga jeta me të njëjtën sëmundje si Zhulali, Spahia, Arbnori, Hoti, e Dibra, ndërsa Berisha e përcolli me homazhe, lule e lotë dhe një shkolle në Lezhë i vendosi emrin “Kolin Gjoka”.
Sokol Olldashi/ Një nga figurat kryesore të PD, potencial për zëvendësimin e Berishës në krye të PD, kandidoi përballë Lulzim Bashës që u vendos nga Berisha si trashëgimtar i PD, iu vodhën votat nga klani “Berisha”, 3 muaj pas Kongresit të PD, “befas” humbi jetën një aksident rrugor, duke rënë në humnerë por pa gërvishur makinën, Berisha derdhi lotë dhe mbajti një fjalim pikëdhimi për të!
Azem Hajdari/ Njeriu që dinte gjithë pisëllëqet dhe krimet e Sali Berishës, vritet befasisht në atentat para zyrave të PD, pasi një bashkëpunëtor “qime-verdhë” i Saliut ende deputet, i tha se “e kërkonin jashtë disa miq” dhe Saliu i dha leje të dilte nga mbledhja e të shkonte “t’i takonte vetëm 5 minuta”.
Ferdinand Poni/Shërbestari besnik i Saliut, në KQZ, në këshillin bashkiak të Tiranës, në realizimin e çdo skeme zgjedhore dhe skenari eleminimesh e kandidimesh klanore brenda PD, organizator i tenderit të pasaportave në favor të firmës “SAGEM” që është në ortakëri me Berishën, Nishanin dhe Ilir Metën, i thirrur nga prokuroria si i “pandehur” për këtë tender, por Sali Berisha e nis me “shërbim urgjent” në Kosovë, ku “befas” pas pirjes së ujit, pësoi atak kardiak në tavolinë, në një lokal në Prizren, Berisha e nderoi me homazhe, lule dhe lotë dhimbjeje!
Martirët e 2 Prillit 1991-Shkodër/ Demokratët e lëvizjes antikomuniste Arben Broci, Bujar Beshanaku, Besnik Çela e Nazmi Kryeziu, u vranë “befasisht e rastësisht” në protestën e 2 prillit 1991 në Shkodër, në krye të së cilës ishte Sali Berisha, por që “për fat të mirë nuk e kapën plumbat”, gjatë 27 viteve u ka bërë homazhe, u ka dhënë dekorata, u ka ngritur buste dhe u hedh lule e u dedh lotë në çdo përvjetor…/Pamfleti