Zgjerohet debati në Europë për përdorimin e orës zyrtare dhe dëmeve që kjo mund të shkaktojë në shëndetin e njeriut.
Komisioni Europian ka nisur një konsultim të hapur me të gjithë qytetarët dhe të interesuarit nëse do të përditësohen ose jo direktivat e vitit 2000 që rregullon akrepat e orës dy herë në vit.
Pyetësori është i disponueshëm në internet në të gjitha gjuhët e BE dhe do të jetë i hapur deri më 16 gusht.
Iniciativa do të pasojë një rezolutë dhe një votim më 1 shkurt në Parlamentin Europian