Gjoba për tregtarët, por asnjë fushatë paraprake për informimin e tyre, e tregtarët siç duket po gjobisin qytetarët… duke i’u shitur qese. A është kjo nisma, që ka marrë Ministria e Mjedisit, në kuadër të vendimit të qeverisë, për eleminimin e qeseve plastike të pariciklueshme, sepse të jep përshtypjen, se është një nismë korruptive, në kurriz të konsumatorit?!
Nga 4 Korriku, Shqipëria i është bashkuar vendeve të BE, për mos të përdorur qese plastike të pariciklueshme. Qytetarët dhe tregtarët janë informuar për gjoba vetëm nga media, ndërkohë autoritetet shtetërore nuk kanë ndërmarrë asnjë fushatë paraprake, për ndëshkimet që parashikon ligji, në rast përdorimi të qeseve plastike.
Ndaj krejt e kundërta ndodh në realitet! Qytetarët, tani mund t’i blejnë mallrat me qese, por duke i blerë ato me çmime nga 5, 10 deri në 30 lekë.
Ky veprim antiligjor, ka sjell një irritim për të gjithë konsumatorët, të cilët janë gjendur përpara një situate të papritur, kur kanë shkuar për të bërë blerjet e ditës.
Kompani si “KMY”, “Big Market”, “Spar”, Rossmann & Lala dhe të gjithë subjektet tregtare… po shesin qese të pariciklueshme, me brandin e tyre dhe me çmim të kripur!
A ka një ligj real apo është thjeshtë një konsumim i orëve të punës, të administratës së Ministrisë së Mjedisit, apo kemi të bëjmë me një ligj të pastër antikonsumator, ku ndryshe deklarohet dhe ndryshe veprohet, për t’i detyruar qytetarët të blejnë qese plastike?!
Këtë përgjigje duhet të na e jap Ministria e Mjedisit, e cila duhet të ishte në terren, për të ndjekur zbatimin e ligjit. Shkelësit janë të verifikueshëm, sepse qeset i keni në çdo vend, ku bëhet pagesa, apo vitrinë ku merret malli.
Gjthashtu, ligji duhet të zbatohet, ashtu siç zbatohet në BE, ku çdo magazinë apo dyqan shitjeje, i tregëton mallrat me ambalazh letre, sepse çudia më e madhe e kësaj nisme është, që nuk detyron subjektet të përdorin qese të riciklueshme, qese letre!/Ekskluzive.al