Në një pritje zyrtare, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, të cilëve u mbaron mandati dhe së shpejti do të largohen nga Shqipëria, sonte do të “ndahen” me miqtë me të cilët kanë bashkëpunuar në këto vite me misionin e ngarkuar në vendin tonë.
Pritja e organizuar këtë të enjte është zyrtare dhe janë ftuar të gjithë grupet parlamentare të mazhorances dhe opozitës. Sakaq, burime nga opozita bëjnë te ditur se kanë marrë një vendim per refuzimin e ceremonise se lamtumires se dy ambasadoreve.
Dy ditë më parë presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi Kathleen A. Kavalec për ambasadore në Shqipëri, duke zëvendësuar Donald Lu.
Në vend të Vlahutin, BE dërgon në Shqipëri Luigi Sorecan.